Deputeti i LSI për qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është mjekur në QSUT ditët e fundit, ndërsa mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) është nisur me urgjencë jashtë shtetit. Deputeti, biznesmen nga Lezha vuan nga pankreatiti akut, thanë burimet nga spitali. Ai është dërguar me avion sanitar drejt Italisë. Pankreatiti është inflamacion (ënjtje) i pankreasit. /Opinion.al