Kundër reformës në drejtësi është shprehur edhe një deputet i mazhorancës. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu është kundër monitorimit nga ndërkombëtaret të procesit të “Vetingut”.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian.
Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!” shprehet Spahiu në rrjetin social Twitter.
Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim thanë se ky është një qëndrim personal i tij dhe se po shihet mundësia e marrjes se masave ndaj deputetit./Klan