Delegacioni i parlamentit holandez nuk ka ardhur në Shqipëri për të diskutuar për çështjen e vizave, por për të vlerësuar reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Deklaratën e bëri deputeti Anne Mulder, i cili sqaroi se parlamenti holandez do të shprehet për hapjen e negociatave pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian.
“Jemi këtu me ftesë të parlamentit të Shqipërisë. Arsyeja e vizitës ka të bëjë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe axhendën e reformave. Ne jemi të informuar dhe jemi të ndërgjegjshëm, që votimi parlamentit holandez për çështjen e vizave, ka tërhequr shumë vëmendje në Shqipëri. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vizitës tonë dhe as nuk ka qenë, një temë e ngritur apo diskutuar ne takimet që patëm. Tashmë i takon Komisionit Europian të bëjë vlerësimin e vet, të propozoj një rekomandim në lidhje me Shqipërinë. Ne do ta diskutojmë këtë raport në parlament pasi të jetë publikuar”, tha Anne Mulder, deputet holandez./ Opinion.al