Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti gjerman: Ju mbështesim për vizat, demarkacioni kriter i drejtë

2016/07/11 at 8:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti gjerman: Ju mbështesim për vizat, demarkacioni kriter i drejtë

Europa po punon për ‘europianizmin’ e Ballkanit dhe jo që të ‘ballkanizohet’ Europa. Negociatat nuk janë të padrejta kur kriteret janë përcaktuar prej fillimit.


Gjermania është për heqjen e vizave për kosovarët, por vetëm pas përmbushjes së kritereve- përfshirë edhe miratimin në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi. Kosova në marrëveshje ndërkombëtare, si demarkacioni, duhet të sillet si shtet, pa marrë parasysh ngjyrimet e koalicionit qeverisës. Josip Juratovic, deputet në Bundestagun gjerman flet për “Express”.

Josip Juratovic, një ligjvënëse gjerman që në Bundestag përfaqëson partinë e dytë të koalicionit të qeverisë qendrore gjermane e sheh si gjë shumë të rëndësishme përcaktimin e vijave kufitare të Kosovës me fqinjët e saj, me theks të veçantë marrëveshja me Malin e Zi.

Juratovic i Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë në një intervistë për Gazetën Express thotë se kujton se atje ka njerëz që jetojnë dhe në qoftë se kufijtë nuk janë të përcaktuara në mënyrë të qartë, “ne nuk e dimë për cilin vend këta njerëz i përkasin”.

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi fqinjë sigurisht që është një pengesë e madhe”, thotë Juratovic për Express

Tanja Fajon, raportuese e BE’së për regjimin e vizave konstatoi ditë më parë që shqyrtimi i rastit të Kosovës që të lëviz pa viza në Zonën Shengen do të shtyhet deri në shtator- arsyeja mos-miratimi nga Kuvendi i Kosovës i demarkacionit me Malin e Zi. Opozita kosovare, por edhe elementë  brenda partive në pushtet e kanë komentuar këtë si kriter të padrejtë për Kosovën.

Josip Juratovic, një ish-refugjat kroat tash me nënshtetësi gjermane që e njeh mirë mentalitetin Ballkanas, dhe në këtë rast deputet i pushtetit në Gjermani ka krejt mendim të kundërt.

“Negociatat nuk janë të padrejta. Do të ishte e padrejtë po të shtohej ndonjë kriter i në proces. Megjithatë demarkacioni i kufirit ka qenë një kriter që nga fillimi. Kriteret janë të njëjta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Juratovic për Express.

Çështja e demarkacionit në mes të Kosovës e Malit të Zi nuk i ka ndarë vetëm këto dy shtet, por më shumë e ka ndarë pozitën dhe opozitën në vend që shkojnë deri në akuza për tradhti kombëtare. Por, në krejt këtë përplasje në mes të partive në pushtet dhe atyre jashtë pushtetit në qeverinë qendrore pësuan qytetarët e vendit- liberalizimi i vizave për kosovarët po shtyhet pikërisht për këtë çështje.

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic thotë se në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është demarkacioni me Malin e Zi, Kosova duhet të sillet si shtet, pa marrë parasysh kush është në pushtet.

“Politika ndërkombëtare ka nevojë për vazhdimësi- kjo është e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën. Çdo vendi i duhet një konsensus për marrëveshjet ndërkombëtare që ato të respektohen – pavarësisht nga ngjyrat partiake të qeverisë”, tërheq vërejtjen Juratovic, dhe shpreh mendimin se “Është problematike se çështjet e demarkacionit të kufirit tashmë janë kthyer në mosmarrëveshje partizane”.

“Pasi kriteret janë të vendosura, ato duhet të përmbushen”- thotë Josip Juratovic për Gazetën Express.

Pavarësisht kritikave për pjesëtarët e skenës politike kosovare për mos-marrëveshjet që kanë krijuar për një marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës që sipas tij duhej zbatuar si përgjegjësi shtetërorë karshi politikës ndërkombëtare, Juratovic konfirmon për Express se “Megjithatë Qeveria Gjermane dhe parlamenti janë në favor të lëvizjes pa viza (për kosovarët) në qoftë se kriteret janë përmbushur me të vërtetë”.

Por, Josip Juratovic kujton se as për qeverinë e tyre nuk është e lehtë të vazhdojnë mbajtjen e këtyre qëndrimeve. “Udhëtimi pa viza është një temë e nxehtë në publikun gjerman. Pas numrit të lartë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një grup i publikut presin edhe më shumë refugjatë që vijnë nëse fillon udhëtimi pa viza”, thotë Juratovic.

Ballkani Perëndimor ka qenë jo rrallë problematik për Europën, por së fundi telash Unionit ekonomik të Europës i doli edhe Britania e Madhe që vendosi me një referendum vendosi që të dalë jashtë BE’së. Por sa do ta ndikoj ky zhvillim integrimin e shteteve në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, në BE?

“Shpejtësia e procesit të pranimit nuk varet pyetje si “Brexit’it”, por vetëm në reformat që po zbatohen nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor”, thotë për Express Josip Juratovic duke shtuar se “Ne punojmë për një ‘europianizimin’ të Ballkanit Perëndimor në vend të një ‘ballkanizimi’ të Evropës. Kriteret e pranimit janë të përcaktuara qartë”.

 



Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Olta Gixharit për pak sa nuk i rrëshket “zogu” jashtë

Foto/ Olta Gixhari seksi me pushime

Dështimi 120 milionësh; Mbivlerësimi i talentit të Pogba

Dështimi 120 milionësh; Mbivlerësimi i talentit të Pogba

A është ky mashkulli që po shoqëron Luanën me pushime?!

A është ky mashkulli që po shoqëron Luanën me pushime?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com