Deputeti i LSI-së në Dibër, Përparim Spahiu, ka folur sot në lidhje me videoskandalin e publikuar dje në media ku ishkryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili shihet duke kërkuar favore seksuale nga një vajzë e re në këmbim të një vendi pune. “Se di a ka fjalë tjetër përveçse shumë e rëndë, skandaloze”, tha ai për “Ora News”. Teksa pyetjes se çfarë i kishte shkaktuar pakënaqësitë që pak kohë më parë ai kishte shfaqur për Xhelilin, Spahiu tha:
“Them që është një histori e kaluar ajo që dua të theksoj është që kjo do shoqërohet edhe me një kërkesë falje të personave që e kanë propozuar, t’i kërkohet falje publike atyre qytetarëve të Dibrës nga ata që e kanë propozuar”. E keni fjalën për kryeministrin? Kryeministri, deputeti i zonës, të gjithë ata që e propozuan.