Grupi Parlamentar i PD ka njoftuar kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.
“U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, ka pretenduar PD në kallëzim.