Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët shqiptarë bashkë në Francë me charter. S’ka seancë të enjten?

2016/06/13 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët shqiptarë bashkë në Francë me charter. S’ka seancë të enjten?

Kampionati Europian dhe pjesëmarrja në të për herë të parë e kombëtares tonë të futbollit ka rritur interesin e shqiptarëve, të cilët dy ditë më parë kishin mbushur pjesën dërmuese të stadiumit të Lensit, ku Shqipëria u ndesh me Zvicrën.

Pjesë e tifozëve në shkallët e stadiumit u bënë edhe shumë ministra, deputetë e politikanë shqiptarë, të pasionuar pas futbollit.

Një pjesë e mirë e tyre kanë postuar në rrjetet sociale edhe foto nga atmosfera në stadium, ndërsa një pjesë tjetër është treguar e rezervuar për shkak edhe të interpretimeve në opinion apo edhe deklarimit të shpenzimeve të përdorura për këtë udhëtim të kushtueshëm.

Kështu listën e atyre që udhëtuan drejt Francës për të parë ndeshjen e kryeson kryeministri Edi Rama.

Ai qëndroi në Francë që nga dita e enjte fill pas seancës së shkuar parlamentare.

Krahas tij vet qeveria ka bërë me dije para disa ditësh se edhe dy ministra të tjerë të këtij kabineti kanë udhëtuar drejt Francës për të ndjekur kombëtaren tonë.

Përveç tyre, në shkallët e stadiumit kanë qenë edhe një numër i madh deputetësh, lista e të cilëve kryesohen nga dy krerët e grupeve të mëdha parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.

Gjithashtu, të pranishëm kanë qenë edhe deputetët, Xhemal Qefalia, Arben Çuko dhe Taulant Balla, të cilët kanë qenë në shoqërinë edhe të djemve të tyre.

Këtë fakt, ata e kanë bërë të ditur vet duke postuar foto me fëmijët e tyre nga rrugët e Lens dhe shkallët e stadiumit.

Në Francë për të ndjekur kombëtaren dhe Kampionatin Europian ndodhet edhe deputeti i LSI-së, Ylli Shehu.

Nga opozita përveç kryetarit të grupit kanë qenë edhe deputeti Keltis Kruja, i cili ka qenë në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Nuk kanë munguar të jenë në Francë edhe deputetet femra, një prej të cilave është edhe Mesila Doda, e cila ka udhëtuar familjarisht.

Menjëherë pas seancës të së enjtes së shkuar, një pjesë e deputetëve u organizuan duke porositur edhe një fluturim çarter, direkt nga Shqipëria për në Francë.

Burime nga dy forcat kryesore politike kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë e deputetëve kanë fluturuar drejt Francës me një fluturim të përbashkët çarter, me të cilin kanë udhëtuar edhe tifozë të tjerë shqiptarë.

Kjo, për të shmangur si shpenzimet e mëdha që do duhen nëpërmjet linjave standarde, ashtu edhe për të lëvizur më shpejt.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije po ashtu se deputetët kanë parashikuar që edhe kthimin ta bëjnë sërish me një fluturim çarter.

Duket se prezenca e madhe e deputetëve dhe ministrave tanë në Francë ka bërë që Kuvendi të mos parashikojë të mbajë seancë plenare për të enjten e ardhshme.

Të paktën në kalendarin trejavor të punimeve, nuk është parashikuar një e tillë.

Ndërkohë që mungesa e deputetëve pritet të fusë në vështirësi edhe funksionimin e komisioneve të përhershme parlamentare. /Mapo

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Sinan Hoxha foto me Granit Xhakën, ja mesazhi që ka

Sinan Hoxha foto me Granit Xhakën, ja mesazhi që ka

Tirana nën ujë, ja fotot në rrjetet sociale

Përmbytjet, ja zonat problematike në Tiranë (foto)

Video/Shikoni super klipin që ka realizuar këngëtari shqiptar

Video/Shikoni super klipin që ka realizuar këngëtari shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com