Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar 2 nga 4 hyrjet e Kuvendit dhe kanë ndaluar deputetët dhe ministrat e PS që të futen në sallën e Kuvendit.
Sipas tyre, për sa kohë garda e Republikës u ndalon hyrjen deputetëve demokratë që nuk janë përjashtuar, as ato nuk do i lejojnë që socialistët të futen në Kuvend, duke ndaluar zhvillimin e një seance normale të Kuvendit.