Parlamenti ka nisur seancën plenare për të diskutuar çështjet e rendit të ditës.
Seanca nisi pas disa tentativa të deputetëve të shumicës dhe ministrave për të hyrë në sallë pasi deputetët e opozitës kishte bllokuar dyert.
Opozita nuk është e pranishme në seancë, për shkak se nuk janë lejuar nga Garda. Kjo për shkak se 24 prej deputetëve të opozitës janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës për sjelljen e treguar në seancën e ditës së hënë, ku u dogjën karrige dhe pati akte dhune.