Pas disa përplasjeve të vazhdueshme me punonjësit e Gardës, deputetët e opozitës kanë arritur të futen brenda sallës në të cilën po zhvillohet seanca plenare.
Mes deputetëve që janë futur janë Asllan Dogjani, Gazment Bardhi, Ina Zhupa dhe të tjerë.
Sapo janë futur në sallë ata kanë tentuar që të bllokojnë foltoren, por ka ndërhyrë Garda. Më pas ata kanë gjuajtur me sende në drejtim të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.