Deputetët e opozitës se re kane bllokuar ditën e sotme foltoren në Kuvend, duke bërë që drejtuesi i seancës të ndërpresë për pak kohë punimet.
Drejtuesja e seancës i ka tërhequr vëmendje deputetit të opozitës Myslim Murrizi për përdorim të gjuhës jo etike duke e ndërprerë fjalën e tij.
Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit janë afruar pranë foltores për t’i kërkuar atij që të lirojë foltoren pasi ishte radha e Ministres Etilda Gjonaj për të prezantuar nga foltorja e Kuvendit amnistinë për gratë burgosura.
Por kanë hasur në kundërshtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni. Kjo ka detyruar drejtuesen e seancës të kërkojë një pushim 5-minutësh./ Opinion.al