Deputetët e PD, kanë vijuar të pengojnë zhvillimin normal të mbledhjeve në Komisionet Parlamentare.
Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, ata nuk kanë lejuar deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Deputetët demokratë janë vendosur rresht para derës ku pritej të mbahej mbledhja për të penguar punën.
Kjo ka bërë që deputetët e PS të largohen, ndërsa mbledhja e sotme e komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, do të zhvillohet online në orën 16:00.