Duda Bajle, deputetja kosovare nuk është e panjohur për publikun pasi ajo shpesh herë përfundon në media përveç fjalimeve të saj, edhe për stilin e guximshëm në të veshur.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kishte zgjedhur një veshje shumë të sikletshme në mbledhje.
Në foton e mëposhtme që është publikuar nga “Prive”, shihet se deputetja ka veshur një fund ngjyrë blu, i cili është aq transparent sa mund t’i dallohen qartësisht të brendshmet.
Kjo foto po bën xhiron e rrjetit dhe sigurisht që veshja e saj nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga të pranishmit, të cilët kanë vështruar fundin e saj.