Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncuan abuzimin seksual të vajzës, prokuroria nuk bën asnjë lëvizje

2023/02/14 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncuan abuzimin seksual të vajzës, prokuroria nuk bën asnjë lëvizje

Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzimit seksual me një 20-vjeçare nga fqinji i saj. Ky rast tragjik u manipulua nga Policia e Cërrikut dhe familja e vajzës u la për 12 orë në Komisariatin e Cërrikut me pretekstin e procedurave.

“Në Komisariatin Elbasan nuk më pranuan, nuk ke të drejtë se jeton në Belsh. Nuk ma morën kallëzimin. Nuk e di kush ishte ai personi aty, por tha nuk kam të drejtë të marr. Isha bashkë me vajzën. Pastaj më tha që do shkosh në Cërrik. Ishte ora rreth nëntë e gjysmë e mëngjesit. Atje më ka pritur një zotëri. Ndenjëm nga ora 10 e gjysmë deri në 11 e gjysmë të darkës. Pritëm psikologen, erdhi psikologia, iku. Nuk e di pse kaq shumë. Kemi ndenjur, as ha, as pi, asgjë fare”, tha denoncuesja.

Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të çuditshme u la i lirë.

“Atë ditë që bëra kallëzimin, e kanë marrë, e kanë futur brenda, ndërkohë që ne na merrnin në pyetje, gocën edhe mua bashkë. Pas orës 10 e gjysmë të darkës, kemi ndenjur në komisariat. Asgjë, rezultate nuk po shihnim. Më në fund zotëria (Ferit Hysa) del para meje. Ikën për shtëpi. I kam thënë shefit që si ka mundësi. Më tha 2-3 ditë maksimumi do ta hetojmë në gjendje të lirë pastaj do të marrim masa do ta marrim brenda. Me mirëbesim ika, erdha në shtëpi. Prit se po merret, hiç asgjë”, u shpreh denoncuesja.

Pas policisë, manipulimi i rastit vazhdoi tek mjeko-ligjori dhe Prokuroria e Elbasanit. Prokurori Mustafa Turku, ka 7 muaj, që nuk bërë asgjë për të zbardhur këtë rast abuzimi.

“Kemi bërë vizitën tek mjeku ligjor në Elbasan. Kaloi një javë dhe isha në tension, ka dalë, s’ka dalë. Kam vajtur kam takuar Altinin, personalisht në zyrë. Më ka pritur, filloi që jo po kështu, jo po ashtu. E kaloi çështjen në politikë. Ça do fitosh ti, jo po është kot, ja u fut ai gjashtë mua, nuk fiton asgjë… Tha unë përgjigjen e kam nxjerrë, goca është e zhvirgjër tha brenda këtij afati, përgjigjen e kam çuar tek prokurori dje. Tek prokurori isha dje dhe përgjigja nuk ka ardhur. Jo po kam mesazhe me prokurorin. Zoti Turku nuk ka bërë asgjë. Fare, asgjë. Jam e shqetësuar pse prokurori nuk më pret të më japë një informacion. Kam vajtur tre herë, një herë më ka pritur, dy herë më ka refuzuar pritjen”, tha denoncuesja.

“Çështja është në hetim akoma. S’ka gjë për momentin”, tha prokurori Turku në një komunikim me gazetarin e “Stop”.

Ndërkohë, Saimir Kodra paralajmëroi se kësaj çështje “Stop” do t’i rikthehet sërish.

“E neveris këtë vend që e bëjnë këta njerëz kështu. E kanë katandisur këtë vend në një mizerabilitet neveritës, të tmerrshëm. Pse? Sepse do kohë ai të hetojë. Sepse dell më përpara nga policia ai që përdhunoi vajzën me të meta mendore se vetë vajza dhe nëna që po jepnin dëshmi. Sepse i thotë mjeku ligjori, po lëre mbylle këtë muhabet tani. Ky është një paralajmërim qytetar dhe jo të fortës, që do t’i rikthehem kësaj situate përsëri me fakte dhe argumente të thëna qartë dhe pastër, atë që prokurori nuk po e bën dot ka 6 muaj”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 15 shkurt 2023

Parashikimi i motit, 10 mars 2020

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com