– Policia e Tiranës shpalli sot në kërkim një 26vjeçar, pas denoncimit të një vajze për përdhunim. 22 vjeçarja me iniciale S.A., deklaroi në polici se 26vjeçarin e kishte njohur prej dy ditësh dhe ai e kishte përdhunuar tek Liqeni Artificial në Tiranë.
Vajza e ka bërë denoncimin në komisariatin nr.2 në Tiranë, ku ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, pranë digës së Liqenit Artificial. Vajza ka treguar gjithashtu se pasi kishin pirë kafe aty pranë, djali me inicialet F.V. i kishte kërkuar asaj të ecnin edhe pak, për ta shoqëruar më pas në shtëpi. Ndër të tjera ajo tha se djali ka përfituar nga lëvizjet e pakta për shkak të orës së vonë, duke i grisur rrobat për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Por, tjetër version jep kushëriri i djalit që akuzohet për përdhunim. Ai thotë se vajza ka dalë me dëshirë dhe se
është materialiste dhe fakti që nuk mori lekë e shtyu të hakmerrej me këtë denoncim.
“Per ate historin e perdhunimit nuk eshte sic thuhet, por beji thirrje asaj e thuji kaq, gabimisht rastisi me makine
te vjeter se ishte prish e funit e na hallu i fak per mos dal materialiste dhe fotot ne fb qe ka ne profil do ti bej dhe
pushimet thuji se mase ka prit naj lek po ekgzistojne kto super bundrat qe q**n mir e mir e su dalin budallenj
cunat skena faj ne qe do me u q* ajo per i xhiro me mjet te funit, gjithsesi kjo do sqarohet ne menyre ligjore e tja
qisim fytyren. Se sesht i vertete fare ai muhabet, vajza u q* mir mir e tani bo denoncim kot pa lidhje pasi pa qe
djali skishte mor mjetin e funit po te parafunit”, kanë qenë këto fjalët e kushëriritt të 26vjeçarit për
“Jetaoshqef.al”.