Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi, nënë e bir nxirren nga shtëpia e mbeten në qiell të hapur

2024/09/06 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi, nënë e bir nxirren nga shtëpia e mbeten në qiell të hapur

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së emisioni ‘STOP’ për të treguar, se një grua dhe djali i saj, janë të pastrehë e prej ditësh jetojnë në lulishten e një pallati. Ai thotë, se i vjen keq ndaj vendosi të kërkonte ndihmën tonë për strehimin e tyre.


“Përshëndetje! Jam një qytetar nga Tirana! Banoj në zonën e ish-stadiumit Dinamo, “Stërman Stërmasi”. Kam dash të denoncoj këtë rastin, për nënën e djalin. Ata qëndrojnë në rrugë. Kanë qenë dikur me qira aty dhe i kanë nxjerrë nga shtëpia. Nuk e di më saktë hallin e tyre si është, por e di, që i kemi pas komshinj, edhe meqë i njohim, pse mos t’i ndihmonim, sa të kishim mundësi, qoftë edhe institucionet shtetërore, qoftë institucionet sociale, qoftë edhe nga mediat, që t’i jepej një dorë, sepse kanë 10 ditë, ose më shumë se një javë, që rrinë në rrugë. T’i strehojmë, t’i… nuk e di, se çfarë mund t’i ndihmojmë tek kjo pjesë, sepse ato duket, që psikologjikisht edhe mendërisht, ose kanë probleme, ose janë në limitet e tyre domethënë, që të kenë probleme mendore”, tha qytetari.

Gazetarja e “Stop” shkon në vendin e përshkruar nga qytetari dhe gjen zonjën Alba me të birin në rrugë. Zonja tregoi se jetonin me qira në një apartament, por i zoti i apartamentit i kishte nxjerrë jashtë.

“Unë rrija tek ky pallati këtu. Pronari na dërgoi lajm që duhet të ikni sepse ai do ta rikonstruktonte pallatin e tij. U larguam. Paguaja 300 qira. Kam pensionin, djalin në punë. Në darkë shkojmë në hotel. Një herë ma paguan një shoqe, një herë motra, i kam marrë njerëzit me radhë. Kam vajtur vetëm një herë në Bashkinë e Tiranës. Unë kërkoj strehim për vete dhe për djalin tim”, tha zonja.

Për këtë rast, “Stop” vuri në dijeni Shërbimin Social të Bashkisë Tiranë dhe drejtori Alfred Muharremi solli një ekip në terren, për t’u ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Alfred Muharremi: Përshëndetje, zonja Odeta!

Gazetarja: Ndodhem pranë stadiumit Dinamo tek një stadium pallati ku kam prezent një zonjë bashkë me djalin e saj që nuk kanë mundësi strehimi. Prej një muaji pronari i ka nxjerrë jashtë për një konstruksion dhe kanë hasur vështirësi në gjetjen e një banese. Duke qenë se janë banorë të Tiranës ju morëm si institucion përkrahës.

Alfred Muharremi: Kemi të bëjmë me një rast emergjence në situatë rruge! Menjëherë unë do të komunikoj me kolegen time, drejtuesen e përgjithshme të Shërbimit Social, Bashkisë Tiranë, zonjës Subashi, që menjëherë me shërbimin e saj, që ka në dispozicion, e cila është skuadra e terrenit, e cila është skuadra pritëse dhe e identifikimit të të gjitha rasteve dhe situatave të rrugës, për të sjellë të gjithë shërbimin e saj në dispozicion të familjes dhe për ta akomoduar në qendrën e emergjencës për 72 orë, dhe patjetër do të jemi në mbështetje për t’i gjetur strehim.

Gazetarja: Të falenderoj.

Alfred Muharremi: Faleminderit juve, për raportimin!

Grupi i shërbimit social në Bashki, mori nënë e bir dhe i strehoi përkohësisht në një qendër komunitare, kohë pas të cilës, ata me ndihmën e “Stop”, u kthyen sërish në banesën e tyre.

“Është marrë informacion se zonja dhe djali posedojnë një banesë private në emrin e tyre të cilën e kishin dhënë me qira. Djali që ka ndërruar jetë në periudhën e Covid kishte bërë pakt me një mikun e tij për ta mbajtur dhe ky zotëria nuk e lëshonte banesën. Familja është rikthyer në banesën e tyre”, tha përfaqësuesi i bashkisë.

“Banesën nuk e merrnim dot që të bënim një drejtës9i me gjithë miqtë tanë të bashkisë. Unë më në fund me ndihmën tuaj me vendosjen e drejtësisë mora banesën e djalit tim që ka vdekur. Shumë faleminderit azotit se unë kam futur kokën në një çati. Pa ju unë do isha pa shtëpi edhe sot e kësaj dite”, tha zonja Alba./ TV Klan



Ju sugjerojmë

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
Bota

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025 9:21 am
FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
Aktualitet

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

19 Qershor, 2025 9:05 am
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

19 Qershor, 2025 8:55 am
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 Qershor, 2025 8:50 am
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
Bota

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

19 Qershor, 2025 8:38 am
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës

Zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës

Ekspertiza mjeko-ligjore, reagon motra e Egli Progës: Përse e çoni vrasjen te “grushti”?!

Ekspertiza mjeko-ligjore, reagon motra e Egli Progës: Përse e çoni vrasjen te “grushti”?!

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
















TE FUNDIT

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
19 Qershor, 2025

Është e qartë se qëllimi i sulmeve izraelite ndaj Iranit është shkatërrimi i programit bërthamor. Objektet në Natanz, Isfahan dhe...

Lexo më shumë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
19 Qershor, 2025

FAST Albania ka kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST. Falë informacionit të siguruar...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
19 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë, me vëmendje të lartë...

Lexo më shumë

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
19 Qershor, 2025

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com