Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi në “Stop”/ Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

2016/11/23 at 9:11 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi në “Stop”/ Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

Emisioni “Stop”, solli historinë e Engjëllushe Mehmetit, bashkëshortes së Daut Mehmetit, i cili vite më parë ka qenë ortak i fabrikës së pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.


Në pamundësi për të folur vetë Dauti, pasi ai ka pësuar një infarkt nga kjo histori, vetë Engjëllushja tregon për odisenë 9 vjeçare nëpër gjykata. Historia ka të bëjë me një pronë prapa hotel “Diplomat”, ku avokatja Alberta Gega ka marrë 100 mijë euro, për të sistemuar dokumentacionin për këtë pronë, në të cilët Dauti do të ndërtonte një pallat.

Gjithçka është bërë me një kontratë me afat 1- mujor. Kontrata nuk u zbatua dhe Dauti kërkoi kthimin e shumës, por avokatja nuk pranoi t’ia japë.

Tashmë kanë kaluar nëntë vite sorollatje dhe Dauti bashkë me Engjëllushen nuk kanë gjetur ende drejtësi.

“Burri im ka pasur fabrikën e pijeve alkoolike të konjakut, pra ka qenë një nga ortakët e fabrikës “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”. Më pas këtë e shitën dhe ne menduam të merreshim me diçka tjetër. Na prezantuan me një avokate Alberta Gega, e cila i tha burrit tim që: “a do një shesh ndërtimi?” Po, i tha im shoq.

Kam një mbrapa hotel “Diplomat”, e kam të gatshme, vetëm dy firma janë për të marrë edhe mbaron kjo histori. Në këmbim të kësaj ajo donte 100 mijë euro. Shkojmë tek banka dhe kalojmë lekët nga llogaria jonë, në llogari të saj. Më vonë banka thërret bashkëshortin tim. Ata kërkonin një letër, se pse këto lekë kanë kaluar në emër të saj. Më pas bashkëshorti im, i tha avokates që të bënte një deklaratë, se pse po kalojnë këto lekë në emër të saj. Afati ishte që për një muaj, a për një vit, ne ta merrnim atë pronë dhe të nisnim ndërtimin. Kaloi viti i parë, i dyti, i treti e kështu me radhë. Ne filluam të shqetësoheshim për këtë gjë, se çfarë po bëhet?

Shkon më pas burri im, denoncon për këto gjëra. Pas investigimeve të bëra se çfarë thamë ne, ishin të vërteta, këto nxorën fletë arresti. Më pas kjo (avokatja) u fsheh. Pastaj paskan bërë një gjyq, që ky hetim i bërë nga hetuesi nuk quhet, pasi paska qenë në stazh. Bëhet gjyq në Shkallë të Parë në Tiranë, tek Krimi Ekonomik dhe del, që nuk është i vlefshëm hetimi. E njejta gjë edhe në Shkallë të Dytë. Në Shkallën e Dytë, isha bashkë me burrin dhe aty atij i ra infarkt, në sallë të gjyqit dhe kemi shkuar direkt në spital. Ata më pas e çuan në Shkallë të Parë, për t’a nisur nga e para. Kjo më pas e mori e hodhi në Gjykatë të Lartë, për t’a zvarritur. Gjykata e Lartë e çoi sërish tek Shkalla e Parë,ku u dha vendimi i Shkallës së Dytë për t’a nisur nga e para. Dhe kjo prandaj m’i dha këto lekët, për të më thënë që unë ia njoh borxhin, por nuk merret vesh se thotë, unë i jap lekët dhe këto nuk duan lekë, i them a i doni tokat, këta duan lekët. Unë nuk e di se çfarë bëhet këtu, nuk po gjej drejtësi kurrkund, unë dua lekët, nuk dua t’a fus në burg këtë njeri. “

 

Më pas gazetari shkoi për të takuar me avokaten Alberta Gega, e cila i ka kthyer vetëm 12 milion lekë, ndërsa lekët e tjera sipas saj, janë shpenzuar për honorare.

/TV Klan



Ju sugjerojmë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Kthim në mesjetë, shkolla 2 vjet pa drita

Kthim në mesjetë, shkolla 2 vjet pa drita

Video/ Dëshmon ish-juristi për “CEZ”: Privatizimi nisi që në 2005-n

Video/ Dëshmon ish-juristi për “CEZ”: Privatizimi nisi që në 2005-n

Mësojeni edhe ju se kush janë qytetet më të respektuara në tërë botën

Mësojeni edhe ju se kush janë qytetet më të respektuara në tërë botën
















TE FUNDIT

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
28 Qershor, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com