Emisioni investigativ Stop në Tv Klan, ka denoncuar këtë të hënë një tjetër rast korrupsioni ku të përfshirë janë zyrtarë të administratës publike. Denoncimi i STOP, ka të bëjë me dhënien abuzive të lejeve të ristrukturimit të banesave të cilat nuk janë në proces legalizimi, por që personat që i posedojnë kërkojnë ti kalojnë në një proces të tillë. Këtë denoncim ka pasur pasur parasysh edhe STOP sot, ku pasi personi i interesuar për të marrë një leje të tillë legalizimi, takon një nga inspektorët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit, ashtu si në videon e parë të publikuar nga STOP dhe më pas në Opinion.al, ky inspektor i tregon pazaret se sa kushton të marrësh një leje të tillë. Ndiqni videon e STOP për më shumë.