Vetëm pak kohë pas transmetimit të rastit tronditës në emisionin “Stop” të 16- vjeçares nga Lushnja e cila shfrytëzohet për prostitucion, policia ka bërë të mundur arrestimin e tutorit, si dhe të bashkëpunëtores së tij. Në pranga të policisë kanë rënë Klodian Kiptiu, 38 – vjeç dhe S. Muaxhiri, 18 – vjeçe, të dy banues në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi të dy në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 – vjeçe, me banim në Lushnje.
Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Lushnjes për hetime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon emisionin “STOP” për bashkëpunimin, si dhe të gjitha mediat e qytetarët që ndihmojnë policinë në përmbushjen e detyres së saj në luftën ndaj krimit e paligjshmërisë./tvklan.al