Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/ I publikoi videot erotike në fb, shqiptari shantazh të dashurës rumune

2016/01/18 at 12:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/ I publikoi videot erotike në fb, shqiptari shantazh të dashurës rumune

Miqësia virtuale në “Facebook” me një 23­vjeçar shqiptar është kthyer në makth për një vajzë nga Rumania. Pas gati dy vitesh komunikim në këtë rrjet dhe në “Skype”, shoku i saj shqiptar i ka vjedhur adresën në “Facebook” dhe ia ka fshirë atë.

Më tej, me të dhënat e saj ai ka hapur një profil të ri, ku ka shtuar si miq të njohurit, kolegët, mësuesit dhe familjarët e saj.

Në këtë profil i riu nga Tirana, A.M., ka postuar foto nudo të rumunes dhe një video intime të saj. Me gjithë lutjet e vajzës ai i ka kërkuar asaj para për t’i hequr fotot dhe videon.

Po ashtu ai ka këmbëngulur që ta takonte atë teksa ajo ndodhej në Belgjikë për llogari të një projekti me kolegët e saj.

Gjithë historia është rrëfyer nga shtetasja rumune, me iniciale P.C., në denoncimin që ajo ka bërë në Policinë e Shtetit kundër 23­vjeçarit.

Denoncimi i saj është bërë përmes një emaili në Policinë e Shtetit, ku ajo është shprehur se shoku i saj shqiptar po i vështirësonte jetën përmes presioneve dhe shantazhit të tij.

Pas hetimeve të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme se A.M. është autor i shantazhit të kryer ndaj rumunes. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e të gjithë kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë korrespondenca elektronike në banesën e 23­vjeçarit A.M.

Sipas Prokurorisë, i riu dyshohet për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit kompjuterik” dhe të “hyrjes së paautorizuar kompjuterike”.

DENONCIMI

E­maili i parë denoncues i rumunes P.C. ndaj shokut të saj shqiptar në Policinë e Shtetit ka mbërritur në 12 prill 2014.

Pasi ka rrëfyer tmerrin që po përjetonte, ajo ka thënë se kishte prova për të gjitha komunikimet e saj me 23­vjeçarin, një pjesë të të cilave ia ka vënë në dispozicion policisë.

Në një email të dytë, në përgjigje të kërkesës së Policisë për detaje më të hollësishme, si dhe një kallëzim që kishte bërë ndaj shqiptarit në policinë belge, ajo ka rrëfyer se me të dyshuarin ishte njohur në dhjetor 2011 dhe komunikimi mes tyre kishte qenë normal deri në momentin që ai i kishte sulmuar llogarinë e saj në “Facebook”, krijimin e llogarisë së re dhe postimin e fotove nudo dhe të videos.

Me mendimin se do të ndalonte sulmin, P.C. i ka dërguar një transfertë monetare prej 300 eurosh 23­vjeçarit, në prill 2014.

Sipas saj, edhe pas këtij fakti, në 8 maj 2014 i riu ka ngacmuar kolegët e saj.

Referuar kallëzimit të P.C. për policinë shqiptare dhe atë belge, gjatë kohës që ndodhej në Belgjikë, A.M. kishte kontaktuar me kolegët e saj përmes adresës së re dhe kishte siguruar të dhëna për të.

Më pas ai i ka kërkuar takim. I riu i ka thënë se ishte në Amsterdam dhe se do ta takonte ato ditë. Ajo ka këmbëngulur që nuk donte të kishte asnjë lloj kontakti apo komunikimi me të.

Megjithatë, A.M. e ka fyer dhe e ka kërcënuar me faktin se ai dinte hotelin ku ajo ndodhej. E shqetësuar për sigurinë e saj, shtetasja rumune ka bërë kallëzimin në autoritetet policore vendase, duke menduar se ai ishte një person agresiv dhe i rrezikshëm. /Panorama.al

Ju sugjerojmë

Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
Bota

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

9 Korrik, 2025 5:48 pm
Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
Rajoni

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

9 Korrik, 2025 5:29 pm
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

9 Korrik, 2025 5:00 pm
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
Bota

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

9 Korrik, 2025 4:51 pm
Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
Aktualitet

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat

9 Korrik, 2025 4:32 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

9 Korrik, 2025 4:21 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Para
Rita Ora në gjyq me Jay -Z, e gatshme të flasë për aferën seksuale 

Rita Ora në gjyq me Jay -Z, e gatshme të flasë për aferën seksuale 

Flamuri shqiptar për herë të parë në Polin e Jugut 

Flamuri shqiptar për herë të parë në Polin e Jugut 

Dalipi, i fiksuari pas Bleonës: Ja çfarë më premtoi Bleona në telefon dhe si e priti gruaja bisedën tonë

Dalipi, i fiksuari pas Bleonës: Ja çfarë më premtoi Bleona në telefon dhe si e priti gruaja bisedën tonë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
9 Korrik, 2025

Trajneri italian, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg në Spanjë për evazion fiskal, që lidhet me të ardhurat...

Lexo më shumë

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
9 Korrik, 2025

Policia franceze ka bastisur gjatë fundjavës që lamë pas selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris, si pjesë e një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
9 Korrik, 2025

Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër - për të cilat gur themeli u vendos në fillim të...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
9 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e djeshme rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com