Një denoncim i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, Një person është paraqitur në komisariat, duke raportuar në polici se i kishin vjedhur veturën. Por si? Personi kishte dashur ta shiste makinën që kushtonte 10 mijë euro dhe për këtë kishte rënë dakord me një person tjetër, i cili pasi e ka marrë për ta provuar nuk e ka kthyer më pas makinën.