Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i Dules dhe “Kriza e ndërkombëtarëve”

2017/04/12 at 2:16 PM
në Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 9 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –

Vangjel Dule, kryetar i një partie të hershme parlamentare dhe deputet prej shumë kohësh në Kuvendin e Shqipërisë, ka bërë dje një deklaratë që ka qenë më shumë se sa befasuese. Dule ka sqaruar se në një takim me të huaj, një përfaqësues i diplomacisë europiane në Tiranë e ka mbështetur presionin për të marrë pjesë në zgjedhje edhe me një analizë të çuditshme. Ai i ka thënë Dules së nëse ata regjistrohen dhe marrin pjesë në zgjedhje në mungesë të PD, atëherë mund të kenë shans të kenë më shumë mandate që do t’i fitonin në kurriz të forcës kryesore të opozitës. Kështu shifrat e këtyre partive do rriteshin artificialisht dhe vendi, sipas këtij diplomati do kishte një opozitë po kaq artificiale. Vangjel Dule sqaroi se kjo ofertë nuk është bërë as në një takim kokë më kokë dhe as në një takim të rezervuar, por një një takim në grup, ku disa diplomatë po takoheshin me së paku 5 parti opozitare. Të gjitha partitë është shprehur Dule, reaguan në bllok duke e hedhur poshtë “ofertën” e çuditshme të diplomatit.

Deklarata e Dulës është jo vetëm befasuese, por edhe e papranueshme për çdo vend normal në botë. Ajo tregon mënyrën se si po tenton ta trajtojë krizën trupi diplomatik, i cili ose nuk ka kuptuar asgjë se çfarë po ndodh; ose po tenton të mbyllë një krizë momenti duke hapur një krizë tjetër më afatgjatë dhe më dërrmuese; ose është renditur si palë në këtë krizë, duke shkelur të gjitha parametrat që një përfaqësues i trupit diplomatik duhet të ruajë në vendin ku është i akredituar.

Dule nuk bëri publik as emrin dhe as vendin që ky diplomat përfaqëson. As rangun e tij. Por Shefi i Diplomacisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës duhet të angazhohen për ta trajtuar rastin me shumë seriozitet. Trupi diplomatik në Tiranë dhe Komuniteti ndërkombëtar kanë shumë të drejtë të jenë të shqetësuar me krizën në Shqipëri. Ata janë në të drejtën e tyre legjitime t’i kërkojnë PD dhe aleatëve të saj të kthehen në Parlament apo të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Janë në të drejtën e tyre të kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ata janë në të dejtën e tyre t’i kërkojnë mazhorancës bisedime dhe gjithë përpjekjet që PD të ndihet e garantuar në zgjedhje. Janë po në të drejtën e tyre të kërkojnë edhe një lloj marrëveshje brenda mazhorancës. Ata mund dhe duhet ta bëjnë këtë përmes deklaratave dhe qëndrimeve publike. Madje mund ta bëjnë pa asnjë kompromis.

Por asnjë ndërkombëtari, asnjë individi apo institucioni, nuk i lejohet të ndërtojë skenare destruktive apo lojëra kulisash për të arritur një zgjidhje fallce dhe të paqëndrueshme. Ndërkombëtarët edhe mund të negociojnë, siç kanë bërë shumë herë në këtë vend, por gjithnjë nga pozita të barazlarguara me palët dhe duke pasur vetëm një bibël, ligjin dhe demokracinë. Tentativa për t’u bërë palë dhe për të provokuar palën tjetër; për të bërë shantazh apo për të ndërtuar skenarë të tillë vetëm sa e rëndon situatën dhe humb kredibilitetin e vetë ndërkombëtarëve. Që në këtë moment është shumë i rëndësishëm.

Për këtë arsye, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm duhet të marrin kontakte me diplomatin në fjalë dhe t’i kërkojnë atij shpjegime. Ai duhet të distancohet nga deklarata e tij, në të kundërt, gjithsecili nga ne ka të drejtën të besojë se ai punon kundër këtij vendi dhe kërkon ta fusë atë në një spirale problematike.

Blendi Fevziu


Etiketa: komuniteti nderkombetarkriza e zgjedhjeveVangjel Dule


Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
Foto/ Kush është Ivanka Trump?

Foto/ Fytyra e Ivanka Trump hap debat në media, zbulohen ndryshimet e shpeshta që bën

Hapet thesi i lejeve të ndërtimit në bregdet, resorte dhe porte

Hapet thesi i lejeve të ndërtimit në bregdet, resorte dhe porte

Shpërthimi në autobusin e Dortmund, arrestohen një i dyshuar me lidhje islamike

Shpërthimi në autobusin e Dortmund, arrestohen një i dyshuar me lidhje islamike
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com