49-vjeçari Tom N. banues në Mirditë, i cili ndodhet në burg, në mënyrë të përsëritur nëpërmjet letrave ka kanosur ish-bashkëshorten e tij. Gruaja me iniciale T.N., 42 vjeçe banuese në Tiranë ka denoncuar në polici kërcënimet nga ish-bashkëshorti, i cili nga burgu i dërgonte letra kërcënuese.
“Më datë 27.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Tom N., 49 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet duke vuajtur dënimin në burg, sepse në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet letrave, ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, shtetasen T. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.