Një nga drejtoritë e varura nga bashkia e Tiranës është dhe ajo e menaxhimit të parkimeve publike, e njohur ndryshe si “Tirana Parking”. Edhe pse kohët e fundit në kryeqytet është vënë re një zvogëlim i hapësirave publike dedikuar përkimeve askush nuk ka folur për këtë fakt. Heqja e tabelave të dikurshme ku lejohej parkimi dhe zëvendësimi i tyre me tabelat që e ndalojnë atë, ka favorizuar pa dyshim rritjen e të ardhurave në drejtorinë e parkimeve dhe natyrisht, një kosto më shumë për xhepat e qytetarëve të Tiranës.
Por si të mos mjaftonte ky fakt, në emër të drejtoreshës së parkimeve në këtë institucion, vjen edhe denoncimi u emërimeve nepotike në stafin e zgjedhur.
Ky denoncim është bërë nga Opozita.com, që publikon listat e personave të punësuar pranë “Tirana Parking”.
Sipas denoncimit, drejtoresha Eglantina Zere dhe bashkeshorti i saj kanë punësuar qindra të rinj që vijnë nga Korca e Ballshi, qytete nga janë edhe vetë ata.