Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet shqiptari xheloz, mbyti gruan që po përgatiste tortën e ditëlindjes së tij

2016/03/04 at 7:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dënohet shqiptari xheloz, mbyti gruan që po përgatiste tortën e ditëlindjes së tij

Londër, vrasja për miqësinë e gruas me një tjetër. Ai i kontrollonte “Facebook”-un dhe telefonin

Një gjykatë angleze dënoi me 10 vjet e 6 muaj burg 40-vjeçarin shqiptar Agim Isaku, i cili gushtin e vitit të kaluar kishte vrarë të shoqen nga xhelozia, teksa fëmijët ishin në gjumë. Masakrimi i 33-vjeçares Elife Beqa u pasqyrua gjatë nga mediat angleze dhe disa prej tyre dje lajmëruan për dënimin e vrasësit.

Gjithçka kishte ndodhur për xhelozi të sëmurë, pasi e shoqja kishte nisur miqësi me një tjetër mashkull dhe dyshimet për tradhti e kishin shtyrë 40-vjeçarin që t’i kontrollonte telefonin dhe “Facebook”-un, derisa erdhi dita kur e kafshoi dhe e mbyti me duar. E reja shqiptare vdiq në spital, pikërisht në ditën kur i shoqi mbushi 40 vjeç, teksa dje në sallën e gjyqit u mësua se ato ditë Elife Beqa po përgatiste një tortë për ditëlindjen e Agimit.

Pas masakrës, ai telefonoi vetë policinë, duke u thënë se “Më duket se e vrava gruan”. Sipas mediave angleze, Agim Isaku u burgos me më shumë se 10 vjet, sepse kishte vrarë gruan e tij në apartamentin e tyre, në Southall. Dënimi me 10 vjet e gjashtë muaj burg është dhënë të martën, në 1 mars. Shqiptari ishte i martuar prej 13 vitesh me shqiptaren Elife Beqa, 33 vjeçe.

Eli, siç e thërrisnin shkurt, i kishte thënë një shoqeje se po përgatiste një tortë për 40-vjetorin e të shoqit dhe kjo do të shërbente edhe si shtysë për ta qetësuar, pasi kohët e fundit Agimi ishte bërë tepër xheloz. Gjykatësit dëgjuan në sallë dëshmi dhe panë prova se si Isaku, në një tërbim të pakontrollueshëm, rrahu dhe qëlloi me thikë të shoqen deri në vdekje, teksa dy djemtë e tyre ishin duke fjetur në dhomën tjetër.

Pas vrasjes, mori në telefon policinë, duke i lajmëruar të vinin, sepse kishte vrarë gruan. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq pas disa orësh, në ditën kur Agimi mbushi 40 vjeç. Martesa e tyre ishte përkeqësuar pjesërisht, pasi 33-vjeçarja me sa duket kishte nisur një miqësi me një mashkull tjetër dhe atë natë do t’ia tregonte të shoqit edhe idenë e divorcit.

Prej javësh duket se Isaku e kishte kuptuar këtë lidhje dhe i kontrollonte “Facebook”-un të shoqes, ashtu siç i kontrollonte edhe telefonin dhe i kërkonte që ta linte punën. Prokurori Tony Badenoch tha në gjyq se “Askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës në familje. Zonja Elife vdiq, pas një episodi të dhunshëm, ku ajo është rrahur, kafshuar dhe mbytur për vdekje. Kur kjo ndodhi, ajo ishte në shtëpi dhe dy djemtë ishin në gjumë, në dhomën tjetër. Kur policët arritën në shtëpi ishte shumë vonë dhe ata u thanë fëmijëve se nëna e tyre kishte vdekur”.

Inspektori Louise Knipe tha se “Ky ishte një krim i tmerrshëm. Përkundër përpjekjeve të Elit për ta bërë burrin të lumtur, Agimi e vrau nga xhelozia dhe u përpoq t’ia hidhte fajin asaj për dhunën, por juria i ka parë gënjeshtrat e tij dhe e dënoi atë për vrasje. Askush nuk duhet të jetojë me frikë dhe unë do të apeloja që të gjithë ata që ndodhen pranë abuzimit në familje, të kontaktojnë policinë, pasi njoftimi në kohë mund të shpëtojë një jetë”. /gazeta Shqip

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Mos e humbisni këtë video/Beqaj teatër me ‘check up’, aktore janë disa qytetare

Mos e humbisni këtë video/Beqaj teatër me 'check up', aktore janë disa qytetare

Aleanca Kuq e Zi lë Erion Velinë jashtë zyrave të Bashkisë

Aleanca Kuq e Zi lë Erion Velinë jashtë zyrave të Bashkisë

A janë këta refugjatët e parë sirianë që kanë mbërritur në Shqipëri?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com