Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet me burg kirurguturk, shqiptarja pagoi 7500 euro dhe e pësoi keq nga operacionet plastike

2017/06/28 at 10:37 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dënohet me burg kirurguturk, shqiptarja pagoi 7500 euro dhe e pësoi keq nga operacionet plastike

Një mjek turk, kirurg plastik në një spital privat në Tiranë, u dënua me 1 vit burg nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.


 

 I pandehuri Hakan G. u fajësua për operacionin e kryer në dhjetor të vitit 2011 te një femër që kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave e dhjamit në pjesën e barkut. Ndërhyrja estetike, për të cilën ka paguar 7500 euro, jo vetëm që nuk e ka zbukuruar pacienten G.B., por i ka sjellë asaj probleme të rënda shëndetë- sore dhe humbje e përhershme në 25 për qind të aftësisë për punë. Procesi ndaj mjekut Hakan G., i cili u gjykua pa masë sigurimi, nisi në maj 2015 dhe përfundoi në ditët e para të qershorit 2017. Në të njëjtin vendim gjykata i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 2-vjeçare. Për të bashkëpandehurën e tij, mjeken Rezarta K., gjykata vendosi pushimin e akuzës, pasi ndjekja penale ndaj saj nuk duhet të vazhdonte me. Në vijim zbardhet historia e gabimit mjekësor të kirurgut estetik turk, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës.

 

HISTORIA

 

Më 21.12.2011 shtetasja G.B. i është nënshtruar një trajtimi kirurgjikal në një spital privat në Tiranë në pjesën e gjoksit dhe të barkut, ku nëpërmjet këtij operacioni kërkonte të zmadhonte gjoksin dhe të bënte tërheqje të lëkurës në zonën e barkut. Sipas saj, që nga koha kur ajo është operuar ka pasur probleme të rënda shëndetësore si rezultat i operacionit të kryer. Është administruar kopje e kartelës së kësaj shtetaseje, si dhe është marrë deklarimi i së dëmtuarës, ku deklarohet se për një vit rresht gjendja e saj nuk është përmirësuar, por i janë shkaktuar dëmtime të rënda fizike si rezultat i operacionit të bërë nga ana e mjekut Hakan G. Nga deklarimi i shtetases G.B. ka rezultuar se mjekët Hakan G. dhe Rezarta K. i kanë kryer asaj një vizitë.

 

E kanë pyetur se çfarë ndërhyrjesh ishte e interesuar të bënte. Ajo u ka thënë që donte të operonte barkun dhe të zmadhonte gjoksin. Sipas saj, mjeku turk i ka shpjeguar se është e mundur që këto ndërhyrje kirurgjikale të realizoheshin njëherazi dhe doktori turk i ka premtuar se rezultati i operacionit do të ishte i shkëlqyer. Duke qenë se doktori që i kishte premtuar ishte dhe ai që do të bënte ndërhyrjen i ka shpjeguar se shpenzimet për operacionin ishin 3900 euro për barkun dhe 3500 euro për gjoksin.

 

Duke u bazuar te parashikimet e mjekut dhe premtimet e tij, kallëzuesja ka vendosur të kryente operacionin më datë 21.12.2011. Duke u nisur nga premtimi i mjekut se pamja e jashtme do t’i përmirësohej, ajo ka vendosur që të bëjë operacionin duke rënë dakord edhe për pagimin e shumës përkatëse.

 

OPERACIONI

 

Më datë 21.12.2011, kallëzuesja është paraqitur te spitali në fjalë në orën 08:00. Ka takuar koordinatoren dhe bashkë me të ka firmosur disa letra që ajo ia ka dhënë, por që G.B. nuk i ka lexuar. Rreth orës 11:00 ka hyrë në operacion dhe ka dalë nga operacioni rreth orës 19:00. Më pas, ajo ka qëndruar 4 ditë e shtruar në spital. Në momentin që i ka dalë narkoza ka ndier dhimbje të madhe te pjesa e barkut dhe e gjoksit. Mjeku i cili kishte bërë ndërhyrjen, doktori turk Hakan G., i ka shpjeguar se ishte normale që të kishte dhimbje. Pas 4 ditësh ajo ka dalë nga spitali, megjithëse nuk ishte e zonja të ngrihej në këmbë, por i kanë thënë që është normale dhe duhet të largohej, ose duhej të paguante spitalin çdo natë 80-120 euro. Duke qenë se ishte keq, ajo sqaron se dy ditë ka qëndruar me forcë, pasi plaga i rridhte gjak, ndërkohë mjekët i thoshin se ishte normale.

 

“ESHTE NORMALE”

 

G.B. ka deklaruar se mjekët i kishin vënë dy tuba, me një prej të cilëve urinonte dhe tjetri ishte për të nxjerrë gjakun që grumbullohej në plagë. Ditën që ka dalë nga spitali i kanë hequr tubin e kanalit të urinës. Ajo ka paguar 7500 euro dhe më pas është larguar nga spitali. Gjendja e saj ishte e keqe, pasi kishte shumë dhimbje dhe barku ka filluar t’i infektohej. I ka telefonuar doktoreshë Rezartës dhe i ka treguar që kishte dhimbje, dhe ajo i ka thënë se duhej të bënte durim pasi ishte normale. Pas katër ditësh ka ardhur përsëri në Tiranë, pasi plaga i ishte hapur.

 

OPERACION PER SE DYTI

 

Pasi ka shkuar te spitali privat e kanë pritur dy doktorët që e kanë operuar. Ata e ka futur sërish në sallën e operacionit dhe e kanë operuar përsëri, operacion i cili zgjati tri orë. Kësaj radhe ka qëndruar në spital vetëm një natë. G.B. është kthyer përsëri në qytetin e saj në Jug të vendit dhe ka qenë në të njëjtën gjendje me dhimbje të forta dhe rrjedhje gjaku, duke ndenjur e shtrirë një muaj pa lëvizur nga krevati. Ndërkohë që vazhdimisht ka telefonuar spitalin për shqetësimet që kishte. I ka shpjeguar doktoreshës që edhe gjoksin nuk e kishte normal. Është ngritur në këmbë mbas tre muajve dhe për shkak se i duhej të bënte disa dokumente për leje qëndrimi në Itali ka shkuar atje.

 

Për një vit e 3 muaj ajo ka qenë e paaftë për punë, për shkak të kësaj ndërhyrjeje që i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe mund t’i rrezikohej jeta në rast se nuk kryen ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Kur është kthyer te spitali privat, mjekët nuk i kanë dalë më në takim.

 

Dëme të pakthyeshme, gjykata: Kirurgu duhet ta parashikonte

 

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, ekspertët të cilët kanë përpiluar akt-ekspertimin mjekoligjor kanë konstatuar se dëmet e vërejtura te kallëzuesja G.B. “klasifikohen si dëmtime të përhershme, të pariparueshme, me prishje të estetikës së trupit, deformim të nivelit të gjoksit dhe të barkut”. Sipas tyre, spostimi i buzës së plagës dhe asimetria e gjinjve është pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. Gjykata në vlerësimin e saj shprehej se: “I pandehuri, me veprime aktive, të shtrira në kohë, i ka krijuar bindjen së dëmtuarës për të bërë ndërhyrjen në mënyrë të paprotokolluar, pa hartimin korrekt të kartelës klinike për këtë fakt, që më pas ka sjellë dëmtimin e rëndë të pacientes”. Po sipas gjykatës, i pandehuri Hakan G. kishte detyrim dhe mundësinë të kuptonte që një operacion i tillë do të sillte pasoja shëndetësore për pacienten. “I pandehuri nuk e ka dëshiruar pasojën e ardhur, por kishte detyrimin dhe mundësinë ta parashikonte atë”, shprehej gjykata. /panorama  

Etiketa: operacion plastik


Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Votimet/ Librazhdi na e shkoi mallin e diktaturës

Votimet/ Librazhdi na e shkoi mallin e diktaturës

Gigi Hadid është një “Barbie” pa operacione, supermodelja habit me veshjen e saj

Gigi Hadid është një “Barbie” pa operacione, supermodelja habit me veshjen e saj

E pabesueshme kjo video, artisti pikturon Ronaldon vetëm me lapsa dhe përfundimi është mbreslënës

E pabesueshme kjo video, artisti pikturon Ronaldon vetëm me lapsa dhe përfundimi është mbreslënës
















TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com