Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet me 25 vite burg Klevis Alla për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia

2024/11/14 at 11:04 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Dënohet me 25 vite burg Klevis Alla për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë vendimin për autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia, si edhe Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias.


Dy të pandehurit Enver Diva dhe Klevis Alla ankimuan vendimin e GJKKO-së që i shpalli fajorë për katër vrasjet të ndodhura në harkun kohor të një muaji në vitin 2020.

Apeli i GJKKO shpalli fajtor Klevis Allën për disa akuza, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg ndaj tij.

Gjithashtu u lanë në fuqi dënimet për Besian Xhixha me Enver Divën, përkatësisht 6 dhe 5 vjet, për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si edhe shpalljen të pafajshëm të Altin Ndocit.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 14.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 17.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve K.A., E.D., kundër vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N., për veprën penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, në lidhje me nenet 28, pika 4, 334, pika 1 të Kodit Penal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

1.1. Heqjen e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për të pandehurin A.N.dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet me masë sigurimi “arrest në burg” për ndonjë fakt tjetër penal. 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A.për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, në dëm të viktimave M.J. dhe A.Ç., parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.6. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit K.A. me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2.7. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri K.A., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh.për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh.për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 të  Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 6 (gjashtë) vjet burgim.

3.3. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri B.Xh., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D.për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4.1. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri E.D., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

  1. 5. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:

5.1. Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:

– Një çelës i automjetit Benz Mercedez, me targa ***, sekuestruar të pandehurit B.Xh., dokumentacioni i këtij mjeti, si leje qarkullimi, certifikatë pronësie, certifikatë kontrolli Teknik, deklarate zhdoganimi, policë për sigurimin e mjetit të ***, datë 01.092019 si dhe automjeti me targa ***;

– Telefoni celular IPHONE 6 i shtetasit K.A.”, me numër *** dhe numër IMEI ***;

– Dylbi Nigt Vision të futur në një këllëf të zi;

5.2. Mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit:

 – DVR me pamje filmike të administruar te Farmaci ***.

– Cd-të e ardhura nga Kompanitë telefonike, Vodafone, Ame etj, të cilat janë bashkëlidhur fashikujve.

-Cd-të e pamjeve filmike të sekuestruara, të cilat ndodhen bashkëlidhur fashikujve

-Kuti amballazhi me provat materiale të administrura gjatë kqyrjes së Servis ***, me nr.3505 DR

– Kuti amballazhi e provat materiale të administruara gjatë kqyrjes së Servis ***, me nr.3297 DR

– 4 (katër) katër telefona celularë të sekuestruar viktimave V. dhe B.H. dhe 2 (dy) telefona celularë të sekuetruar viktimës D.Sh. dhe 2 Dvr ku ndodhen aktet e ekspertimit,

– Një kuti me thërrmija xhami të sekuestruara në vendngjarje e datës 02.03.2020,

5.3. Në bazë të nenit 190 gërma c) të K.Pr.Penale,  provat materiale të mëposhtme të asgjesohen:

– Dy targat ***;

– Një pistoletë e djegur me mbishkrimin në anë e djathtë të djepit luajtës STEYR C9-Al e cila në  anën e majtë ka të stampuar STYER MANLICHER AUSTRIA 9X19;

– Një pistoletë e djegur ku në anën e majtë të kapakut të kutisë qytës ka mbishkrim C2 100 CAL 9 LUGER dhe MADE IN CZHEH REPUBLIC;

– Tre armë zjarri me Nr. 069087-88, Nr .818-95, 14186575 si dhe 50 fishekë sekuestruar në Bregun e Kanalit, Rrashbull Durrës.

5.4. Në bazë të nenit 190 gërma ç) të K.Pr.Penale, t’i kthehen të pandehurit A.N., provat materiale të mëposhtme:

– 7 (shtatë) telefona celularë të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.N. dhe një kuti telefoni Samsung.

  1. 6. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Prishjen e pjesshme të Vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes penale për sa i përket të pandehurit Z. K.A. lidhur me akuzën për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal.
  2. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të tij.
  3. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues.
  4. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimi të tij.


Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Vijojnë debatet në Kuvend/ Spiropali: Ti nuk lexon dot zemra; Bardhi: Di çfarë thua ti privatisht 

Vijojnë debatet në Kuvend/ Spiropali: Ti nuk lexon dot zemra; Bardhi: Di çfarë thua ti privatisht 

Mësuesi në Korçë ngacmonte seksualisht dy të miturat, prindërit të shqetësuar: Duam siguri në shkolla!

Mësuesi në Korçë ngacmonte seksualisht dy të miturat, prindërit të shqetësuar: Duam siguri në shkolla!

“Nuk bëhesh dot Shën Pal!”/ Gogu: Luftoni hajdutët brenda PD! Bardhi: Ne e bëjmë haptazi, jo si ju… 

“Nuk bëhesh dot Shën Pal!”/ Gogu: Luftoni hajdutët brenda PD! Bardhi: Ne e bëjmë haptazi, jo si ju... 
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com