Komisioni i Disiplinës në Francë e ka dënuar me tre ndeshje pezullim Kilian Mbappe, pasi në finalen e Kupës së Francës, ku PSG humbi në penallti (6-5) nga Rennes, goditi me takë gjurin e kundërshtarit.
Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.
Kështu, sezoni për 19-vjeçarin është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angers, Nice dhe Dijon.
Me këtë dënim, Mbappe humbetë mundësinë për të konkurruar Lionel Messin për “Këpucën e Artë”.
Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Messi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej./ Opinion.al E.Xh.