Katër ndeshje skualifikim për José Mourinho-n, ky është vendimi i Federatës Turke të Futbollit pas polemikave që nisën pas derbit të Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahçes, për shkak të deklaratave të trajnerit portugez.
Mourinho u penalizua me dy sfida për akuzën e racizmit. Ai u tha anëtarëve të stolit të verdhekuqve se “po hidheshin si majmunët”.