Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të enjte dënimet për 7 anëtarët e grupit kriminal të njohur si “banda e tritolit”.
Dënimi më i rëndë është ai për të pandehurin Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Për anëtarët e tjerë janë dhënë ndërkohë: 35 vjet burg për Julian Sinanaj, 19 vjet burg për Marjon Mitro, 10 për Genis Mëhillaj, 8 vjet për Albin Mexhajn dhe 5 vjet për Ilir Karçinin.
Për të pandehurin Ndriçim Gjokona dënimi ka qenë me 25 vjet burg, por për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë i është reduktuar me 8 vjet.