Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohen me 2 vite burg Mijallkov dhe Menduh Thaçi

2023/01/23 at 4:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohen me 2 vite burg Mijallkov dhe Menduh Thaçi

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Anita Stefanovska u dënuan me nga dy vite burg për rastin “Titanik 2”, për të cilin, Gjykata Penale Shkup, shpalli sot aktvendimin.


Mijallkov dënohet për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, ndërsa të tjerët për “shkeljen e të drejtës së votës”.

Aktvendimi është i shkallës së parë dhe që të bëhet i plotfuqishëm, duhet ta konfirmojë edhe Gjykata e Apelit. Nëse aktvendimi nuk bëhet i plotfuqishëm deri në Prill, atëherë vepra për të cilën akuzohet Mijallkovi vjetërsohet dhe ai i shpëton përgjegjësisë.

Prokurori i rastit Gavril Bubevski tha se, dënimi është në kuadër të kornizave ligjore dhe nuk planifikon që të dorëzojë ankimim, në mënyrë që të shkurtohet afati i vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit dhe lënda të ketë epilog deri në Prill.

“Duke pasur parasysh se, çdo procedurë për ankimimi, kur ka ankimim nga të dyja palët lëndë veç më rëndohet. Në këtë rast, nga ana e prokurorisë unë nuk do të dorëzoja asnjë ankimim në lidhje me dënimin dhe mendoj se është në korniza të asaj që është e paraparë me ligj, ndërsa pikërisht edhe ajo që të pengohet prolongimi i procedurës që Apeli të mund të vendos në afatet e parapara ligjore”, tha ai.

Ndryshe nga Bubevski, pala mbrojtëse planifikon të dorëzojë ankimim dhe është e bindur se Gjykata e Apelit do të vendos sërish në favor të tyre.

“Një aktvendim i këtillë nuk mund ta përballojë kritikën ligjore të mbrojtjes të paraqitur përmes ankimimit, për të cilën vlerësoj se Gjykata e Apelit do ta pranojë dhe ose do ta shfuqizojë aktvendimin e shkallës së parë, ose do të caktojë diskutim kryesor në të cilën do të vendos me meritë për këtë lëndë penalo – juridike. Ligji thotë se, vendimi i Gjykatës Administrative ma fuqi ligjore. Është jashtë mendjes që ne duam apo blejmë kohë. Këtu nuk ka vepër. Vetë aktvendimi i Gjykatës së Apelit tregon qartë se, nuk ka vepër për asnjërin nga të akuzuarit”.

Ky është aktvendimi i dytë i rastit “Titanik 2”, pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi aktvendimin e Gjykatës Penale të shpallur në vitin 2019, me të cilin Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg, Thaçin me 3 vite e 2 muaj, ndërsa dënime me burg kishin marrë ish të akuzuarit e ish anëtarët e KSHZ-së. “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Sipas aktakuzës, Mijallkov përmes liderit të PSDH-së, Menduh Thaçi, ka urdhëruar që bashkë partiaku i këtij të fundit nga KSHZ, të votojë për anulimin e votimit të rregullt në vend votimin në Strumicë, në interes të Vasil Peshevit nga VMRO – DPMNE, në dëm të kandidatit të atëhershëm, Zoran Zaev./ Klan Macedonia



Ju sugjerojmë

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
Bota

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

30 Qershor, 2026 8:01 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të martë

30 Qershor, 2026 7:52 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Qershor, 2026 7:50 am
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

29 Qershor, 2026 10:46 pm
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Para
Manastirliu: Do të rriten me 7% pagat e personelit mjekësor

Manastirliu: Do të rriten me 7% pagat e personelit mjekësor

Përplasen 3 makina në Lezhë, ka të plagosur

Përplasen 3 makina në Lezhë, ka të plagosur

Audio për “21 Janarin”, Artan Hoxha: Garda ka vrarë 4 qytetarë me urdhër

Audio për "21 Janarin", Artan Hoxha: Garda ka vrarë 4 qytetarë me urdhër
















TE FUNDIT

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
30 Qershor, 2026

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se gjysma e aseteve të ngrira të Iranit që mbahen në Katar do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Qershor, 2026

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
30 Qershor, 2026

Dashi Kjo e martë ju gjen ende pak të tensionuar, sidomos për çështje familjare që kërkojnë zgjidhje para se të...

Lexo më shumë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}