Këshilli i Europës i kujton Turqisësë se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është në përputhje me anëtarësimin e saj në organizatën paneuropiane.
“Asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk mund të ushtrojë dënimin me vdekje”, theksoi sekretari i përgjithshëm i organizatës, Thorbjorn Jagland, përmes zëdhënësit të tij.
Turqia ka ratifikuar protokollet VI dhe XIII të Konventës Evropiane për të Drejtave të Njeriut që shfuqizojnë dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat.
Ishte presidenti Erdogan ai që përmendi rikthimin e mundshëm të dënimit me vdekje pas trazirave për grusht shteti mbrëmjen e së premtes.