Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi i Skënderbeut, zbulohen 5 ndeshjet e trukuara ku u kap Etika

2017/06/25 at 11:50 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënimi i Skënderbeut, zbulohen 5 ndeshjet e trukuara ku u kap Etika

Komisioni i Etikës vendosi të premten t’i heqë titullin kampion klubit të Skënderbeut për sezonin 2015- 2016. “Deklarimin fajtor për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016”, citohej ndër të tjera në vendimin e zbardhur nga FSHF.


Por, cilat janë ndeshjet që Etika është bazuar për të dënuar klubin korçar sa i përket sezonit që u shpall kampion? Burime të sigurta të “Panorama Sport” në FSHF tregojnë se Etika ka marrë 100% parasysh raportin që UEFA ka zbardhur për ndeshjet që dyshohet se janë trukuar në atë sezon: tre prej tyre janë të vlefshme për Kategorinë Superiore dhe dy për Kupën e Shqipërisë.

Në fakt, ajo që habit është fakti se nga pesë ndeshje ku UEFA ka vendosur nën akuzë Skënderbeun, rezulton se katër prej tyre janë fituar nga korçarët, ndërsa vetëm një është mbyllur në barazim. Më konkretisht bëhet fjalë për ndeshjet e kampionatit, Skënderbeu-Tirana 2-1, luajtur më 21.09.2015, Skënderbeu-Teuta 2-2, më 16.10.2015 dhe Skënderbeu-Tërbuni 4-0, më 22.11.2015. Ndërsa ato për Kupë janë Skënderbeu-Vllaznia 2-1, më 17.02.2016 dhe Skënderbeu-Laçi 2-1, më 20.04.2016.

“Ka evidenca më se të mjaftueshme se këto ndeshje u manipuluan për qëllime bastesh në mënyrë precize dhe të orkestruar, me përfitime korruptive të gjeneruara si rrjedhojë e saj”, shkruhet në raportin e UEFAs. Kjo e fundit e përdori precedentin “Skënderbeu” si një shembull për t1% gjithë, sepse korçarët u dënuan për lëvizje të koeficientëve të basteve në mënyrë të dyshimtë. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe fakti që KAS-i i Lozanës mbështeti UEFA-n, bëri që Skënderbeu të ishte fillimi i një epoke të re në ndëshkimin e klubeve që dyshohet se manipulojnë.

AKUZAT NGA UEFA

Ndeshje të dyshuara si të trukuara, të shtrira në katër kompeticione. Bëhet fjalë për 5 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 2 në Ligën e Europës, 28 në Kategorinë Superiore, 12 në Kupën e Shqipërisë dhe 6 miqësore ndërkombëtare. Këto janë shifrat e frikshme të Skënderbeut në raportin zyrtar të UEFA-s.

Argumentet e UEFA-s janë bazuar te Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve. Në raportin që ka marrë në shqyrtim periudhën 2010-2016, përveç korçarëve, figurojnë edhe një pjesë e mirë e skuadrave të tjera shqiptare. Më saktësisht janë 16 klube, me të cilat Skënderbeu është përballur në mënyrë të dyshimtë, sipas UEFA-s.

Skuadra që përmendet më tepër është Laçi me 7 ndeshje, i ndjekur nga Kastrioti me 5 dhe Vllaznia me 4. Shkumbini, Dinamo dhe Kukësi përmenden nga 3 herë; Tirana, Bylisi dhe Elbasani 2 herë, ndërsa vetëm 1 herë figurojnë ekipet e Teutës, Tërbunit, Pogradecit, Kamzës, Apolonisë, Flamurtarit dhe Partizanit.

JORGIS MEMO

Etiketa: Skenderbeu. Etika


Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

28 Korrik, 2025 10:58 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

28 Korrik, 2025 10:23 pm
Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Para
Tërbimi i trajnerit sllovak: Italia dhe Gjermania janë turpi i futbollit

Tërbimi i trajnerit sllovak: Italia dhe Gjermania janë turpi i futbollit

Numërohen tri kutitë e para, ja cila parti është në avantazh

Numërohen tri kutitë e para, ja cila parti është në avantazh

Numërohen tri kutitë e para, ja cila parti është në avantazh

Përmeti numëron votat e para, ja kush del në avantazh
















TE FUNDIT

Rusia aktivizon bllokimin total të eksportit të hidrokarbureve

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Korrik, 2025

Autoritetet ruse po vendosin përsëri një ndalim të plotë të eksporteve të benzinës nga vendi, me qëllim uljen e çmimeve...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dashuri e dhunoi dhe e dogji…

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor...

Lexo më shumë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com