Pas mbledhjes urgjente të Grupit të Partisë Demokratike, e cila u zhvillua menjëherë pasi deputeti demokrat Ervin Salianjiu u dënua me 1 vit burg, pritet që të mblidhet dhe Kryesia.
Mësohet se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet sonte në orën 8.
Në këtë mbledhje PD do të përcaktojë hapat që do të ndjekë në aksionin e saj politik.
Kujtojmë se gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me 1 vit burg Saliajin, për “Kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.