Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi i Paplekajt për vrasjen e Xhuvanit/Eksperti: Ngjarja ka probleme, nuk është pasqyruar 100% realiteti 

2024/04/09 at 2:04 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dënimi i Paplekajt për vrasjen e Xhuvanit/Eksperti: Ngjarja ka probleme, nuk është pasqyruar 100% realiteti 

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po zhvillohet seanca për prezantimin e konkluzioneve të eksperimentit hetimor që u zhvillua për të përcaktuar dinamikën dhe kush qëlloi i pari në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më 21 Prill 2021. 


Tre ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi paraqitën në gjykatë akt-ekspertimin, që iu vendos në dispozicion edhe Prokurorisë dhe të dënuarit në Shkallë të Parë, Arbër Paplekaj. 

Gjykata ka konstatuar se ekspertët kanë vendosur në fund se nuk kanë pasur kohë për të analizuar pamjet filmike. 

Sipas Klan News, njëri prej ekspertëve është shprehur se ngjarja e rëndë e Elbasanit ka probleme dhe realiteti nuk është pasqyruar 100%. 

Eksperti Arjan Hako: Unë nuk kam mundësi që të thellohem. Më shumë përsa u përket pamjeve filmike nuk e di nëse kolegët mund të kenë diçka tjetër, unë nuk mund të dal në një konkluzion kaq sa kam shkruar mundem. 

Gjykata e Apelit: Ju nuk keni përcaktuar ku ndodhej efektivja e policisë. Nuk janë shqyrtuar pamjet filmike siç duhet, në pamje dallohet se një punonjëse policise lëviz në këmbë dhe duket duke çaluar. 

Eksperti Arjan Hako: Ndërtimin e vendit të ngjarjes ne e kemi bërë në bazë të gëzhojave, nuk mund ta bëjmë edhe me automjetet, nuk e përcaktojmë dot. 

Gjykata kërkon që të përcaktohet nëpërmjet pamjeve filmike se ku ndodheshin automjetet në raport me rrugën. 

Eksperti Artan Rexhepi: Kqyrja e vendit të ngjarjes me mekanizmin nuk shkojnë, nuk përputhen. Sa i takon videos, unë e kam një program që mund të nxirrja të dhëna por nuk kishim edhe kohë, për mendimin tim policia nuk është më larg se 1 metër e ca nga vendi ku ka ndodhur përleshja, edhe gëzhojat nuk përcaktojnë realitetin e duhur. Autori bën 4-5 hapa mbrapa dhe duket qartë se turma është e armatosur, nuk përcaktohen qartë ende të gjitha. 

Gjykata kërkon të saktësohet kush ka qëlluar i pari me armë. 

Eksperti Artan Rexhepi: Ajo ngjarje ka probleme, nuk është pasqyruar 100% realiteti, distanca nga është qëlluar ka qenë shumë më e afërt. Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua, qitësit nuk janë aty ku dalin referuar vendit të ngjarjes me ate çfarë duket në pamje filmike. 

Eksperti Shpëtim Budo: Ne mund të bëjm nje shtojcë në akt-ekspertim. Unë nuk kam berë ekspertim me pamje filmike, sepse pamjet s’më tregojnë distancën. Pamjet filmike nuk ma japin një gjë të tillë. Nuk jam ekspert për pamjet filmike. 

Eksperti Artan Rexhepi: Për mua vendgjarja është e kontaminuar, 10 gradë gabim sjell 2 metra distancë në terren. 

Të pranishëm janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivë të forcave “Shqiponja”. 

Avokati i Paplekajt kërkoi shtyrjen e seancës për të studiuar dosjen për shkak të volumit. 

“Ka qenë kohë e pamjaftueshme për ta studiuar dhe nuk jam konsultuar me klientin tim. Kërkoj më shumë kohë, doja t’i bëja me dije gjykatës se klienti im s’ka kërkuar të lirohet me afate ligjore, i kërkoj gjykatës që po ashtu edhe të pezullojë afatet e paraburgimit, sepse ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë dispozitë. Kërkojmë shtyrjen e seancës, i kam bërë edhe me shkrim pasi unë kërkoj qe të bëj një mbrojte efektive”, tha avokati mbrojtës. 

Po kështu edhe prokurori i çështjes kërkoi shtyrje seance. 

“Është një material prej 40 faqesh dhe kërkesa e mbrojtjes është e ligjshme sepse edhe mua më duhet kohë për ta studiuar, edhe pse më një shikim formal akti nuk ka shkeje proceduriale”, u shpreh prokurori. 

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dënoi Arbër Paplekajn në 22 vite burg për ngjarjen që u regjistrua pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe motiv pati dyshimet se disa persona po jepnin para në këmbim të votave. 



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Para
Të enjten Kuvendi vendos për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Nëse deputetët votojnë kundër, kryejnë krim në flagrancë 

Të enjten Kuvendi vendos për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Nëse deputetët votojnë kundër, kryejnë krim në flagrancë 

Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit! Çfarë i kërkoi gjykata ekspertëve 

Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit! Çfarë i kërkoi gjykata ekspertëve 

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/Berisha virtualisht në aktivitet: Shqipëria nuk plotëson kriteret që të jetë anëtare e aleancës 

Berisha kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë e lë në arrest shtëpie 
















TE FUNDIT

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
29 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com