Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denaj: Me Garancinë Sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë

2025/02/06 at 3:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Denaj: Me Garancinë Sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi rritjen e mundësive për aksesin në financë për sektorin e bujqësisë.

Gjatë këtij takimi me pjesëmarrjen e drejtuesve të bankave e përfaqësuesve të organizatave të biznesit të angazhuar në sektorin bujqësor, u prezantua skema e re e Garancisë Sovrane, një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore.

Përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Ministrja Anila Denaj në fjalën e saj theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë, i cili angazhon mbi 33% të forcës punëtore rurale dhe ka një ndikim të ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.

Ajo vuri në dukje se, pavarësisht arritjeve domethënëse në vitet e fundit, sfidat kryesore mbeten fragmentizimi i pronësisë dhe mungesa e aksesit në financa.

“Bujqësia shqiptare ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Eksportet tona janë rritur me mbi 10% çdo vit, duke arritur në 471 mijë ton dhe një vlerë prej mbi 53 milionë euro në fund të vitit 2024. Vetëm në vitin e fundit kemi një rritje në sasi me gati 21% krahasuar me vitin 2023, kryesisht në vendet e BE-së, duke synuar jo vetëm tregje elitare, por përtej këtyre tregjeve edhe numrin e konsiderueshëm rreth 30 tregje ku produktet tona shqiptare tregtohen”, u shpreh ministrja Denaj.

Ajo theksoi se ky instrument financiar do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredive të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare, duke ulur ndjeshëm rrezikun për huadhënësit dhe duke lehtësuar marrjen e kredive për fermerët dhe bizneset bujqësore.

Sipas saj, kjo skemë nuk do të kufizohet vetëm në mbështetjen e prodhimit bujqësor tradicional, por do të inkurajojë edhe investimet në mekanizim, teknologji inovative, agroturizëm të certifikuar dhe akuakulturë, duke diversifikuar kështu burimet e të ardhurave dhe duke krijuar vende të reja pune në zonat rurale.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Faqja anonime në Instagram denigron adoleshentët, mbyllet nga policia

Faqja anonime në Instagram denigron adoleshentët, mbyllet nga policia

Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID

Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID

Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com