Në një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së Elbasanit është konstatuar se kishte rrjedhje gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.
Për këtë aryes policia ka boshatisur zonën që shtrihet përreth karburantit.
Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar, por deri më tani nuk ka shkaktuar pasoja tek qytetarët.