Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokratët zotohen të kundërshtojnë përpjekjet për ristrukturimin e qeverisë

2025/02/12 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Demokratët zotohen të kundërshtojnë përpjekjet për ristrukturimin e qeverisë

Ligjvënësit demokratë po kritikojnë ato që sipas tyre janë përpjekje “ekstreme” të administratës Trump për të ristrukturuar qeverinë amerikane dhe janë zotuar se do t’i kundërshtojnë këto ndryshime pavarësisht kapitalit të kufizuar politik në të dyja dhomat e Kongresit amerikan.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, republikanët mbrojnë këto përpjekje që sipas tyre janë të vonuara dhe kanë për qëllim të ndalojnë mashtrimet dhe abuzimet.

Për të dytën javë ligjvënësit demokratë po protestojnë kundër përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për ristrukturimin e qeverisë amerikane.

Pavarësisht kapitalit të kufizuar politik në të dyja dhomat e Kongresit, demokratët zotohen se do t’i kundërshtojnë ato që i quajnë përpjekje “esktreme” të administratës Trump për të mbyllur agjencitë qeveritare dhe pushimin e menjëhershëm nga puna të punonjësve federalë.

“Nëse doni të bëni shkurtime, bëjini përmes një debati në Kongres, jo në mënyrë të paligjshme, thjesht duke i zbatuar ato. Ne duam që të sigurohemi që të mos ketë keqpërdorime, por në fakt ata shkurtojnë programet thelbësore që do të dëmtojnë miliona familje amerikane”, thotë udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Republikanët kanë mbrojtur punën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, duke thënë se përpjekjet për të ndaluar mashtrimet dhe shpërdorimet janë të vonuara.

“Qëndrimet e Partisë Demokrate janë arsyeja pse ata nuk kanë shumicën në Kongres dhe kandidatin e tyre në Shtëpinë e Bardhë. DOGE me të drejtë po hedh dritë mbi ato që kanë qenë të fshehura për vite dhe zemërimi që po shohim është i habitshëm por jo i papritur, duke marrë parasysh historinë e tyre të keqmenaxhimit të parave të taksapaguesve”, thotë Tom Emmer, ligjvënës republikan.

Demokratët po zotohen të luftojnë për mbrojtjen e agjencive qeveritare ose të kushtëzojnë me votë bisedimet e ardhshme për financimin e qeverisë.

“Ka shumë pak vullnet për të ndihmuar republikanët kur nuk kemi besim se Presidenti Trump do të shpenzojë burimet që kemi caktuar për arsimin, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen,ndërsa Elon Musk dhe miqtë e tij të pazgjedhur merren me sistemin federal”, thotë ligjvënësi demokrat Pete Aguilar.

Demokratët kanë pasur njëfarë suksesi në bllokimin e përkohshëm të urdhrave ekzekutivë të zotit Trump me padi në gjykata, por një analist i tha Zërit të Amerikës se ndryshimet e tjera do të marrin kohë.

“Ende nuk kemi parë mobilizimin e publikut, por ai do të ishte mënyra më jo e drejtpërdrejtë për të ndikuar tek ata që kanë pushtetin në Uashington. Duhet kohë që këto mesazhe të rezonojnë me popullin amerikan, që ata të koordinohen me njëri tjetrin për të fituar një peshë të mjaftueshme për të arritur tek një numër i mjaftueshëm i anëtarëve të Kongresit”, thotë analisti Casey Burgat nga Universiteti George Washington.

Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të martën se Partia Demokrate ka shumë pak pushtet.

“Partia nuk ka një figurë të qartë udhëheqëse. Ata nuk kanë një vizion të qartë. Ata duken pa drejtim. Me shpresën për të gjetur veten, ata janë kapur pas këtij objekti të ri vezullues që quhet shteti i së drejtës. Ne dëshirojmë t’i mirëpresim ata në koncept. Do të ishte e admirueshme nëse ata nuk do t’i kishin kaluar katër vitet e fundit duke mbyllur sytë, ndërsa Bideni shkelte fjalë për fjalë sundimin e ligjit pa asnjë kundërshtim”, tha zoti Johnson.

Marrëveshja afatshurtër për financimin e qeverisë amerikane skadon më 14 mars./VOA

Ju sugjerojmë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
Politikë

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

28 Janar, 2026 3:38 pm
Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
Politikë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

28 Janar, 2026 3:26 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Para
Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në lokal, humb jetën 42-vjeçari

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në lokal, humb jetën 42-vjeçari

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa presione dhe ndërhyrje politike

TE FUNDIT

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
28 Janar, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, në...

Lexo më shumë

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
28 Janar, 2026

Vazhdon situata emergjente në Itali me qytetin që po bie në greminë. Presidenti i rajonit të Siçilisë thekson se “dëmi...

Lexo më shumë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
28 Janar, 2026

Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com