Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demokracia direkte godet sërish. Pse referendumet dhe plebishitet krijojnë autokratë

2016/10/07 at 10:16 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Demokracia direkte godet sërish. Pse referendumet dhe plebishitet krijojnë autokratë

Nga Nina L. Khrushcheva*


Nju Jork – Edhe një herë, një referendum ka “kthyer përmbys” një shtet. Në qershor, votuesit britanikë vendosën ta nxjerrin vendin nga Bashkimi Europian; tani, një shumicë e ngushtë kolumbianësh kanë hedhur poshtë një marrëveshje paqeje me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC). Kolumbianët kanë hedhur një hap në errësirë – dhe ndoshta një hap drejt humnerës së një lufte të dhunshme e të pafundme.

Populistët kudo janë pa dyshim duke e festuar këtë rezultat, si një kritikë të qartë ndaj elitave që karakterizohen vetëm nga interesi vetjak, dhe që kanë “manipuluar” qeveritë e tyre kundër popullit. Dhe njerëzit, thonë ata, duhet të kenë një zë të drejtpërdrejtë në vendimet e rëndësishme që ndikojnë në jetën e tyre – me sa duket edhe tek vendimet për luftën dhe paqen.

Por në rast se eziston realisht një “defiçit në demokraci”, siç pretendojnë populistët, rritja e përdorimit të referendumeve nuk është kura e duhur për zgjidhjen e këtij problemi. Përkundrazi, referendumet kanë prirjen për t’i përkeqësuar gjërat, dhe mund të minojnë vetë demokracinë. Kjo është një histori e vjetër: për shembull Napoleoni III, e përdori një votim të tillë për të rikonceptuar presidencën e tij dhe marrë titullin perandorak, që kishte mbajtur dikur xhaxhai i tij, Napoleon Bonaparti.

Pas ngritjes së fashizmit dhe gjatë Luftës së Ftohtë, demokracitë e botës duket se e pranuan faktin që referendumet dhe plebishitet janë krijuesit e autokratëve, të cilët kërkojnë të përqëndrojnë të gjithë pushtetin në duart e tyre. Adolf Hitleri përdori plebishitet në Sudete dhe Austri për të konsoliduar Rajhun e Tretë. Dhe, pas Hitlerit, Josif Stalini përdori referendumet për të përfshirë Evropën Lindore në bllokun sovjetik.

Më së fundmi, presidenti rus Vladimir Putin organizoi një referendum të parakohshëm në Krime që gjoja justifikoi aneksimin e saj territorial. Në traditën e Napoleonit III, Hitleri dhe Stalini, e përdorën demokracinë e drejtpërdrejtë për të ndjekur synimet diktatoriale. Sigurisht, jo të gjitha referendumet e fundit kanë qenë instrumente të pushtetit diktatorial. (bota.al)

Por, gënjeshtrat dhe mashtrimet, të denja për diktatorët e viteve 1930, u përdorën me siguri edhe nga drejtuesit e fushatës pro largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, dhe në kundërshtim me një referendum holandez në prill për të aprovuar marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe Asociimit BE-Ukrainë. Në Britani, Boris Xhonson ndihmoi me cinizëm fushatën pro “Brexit”, me një sy drejt rrëzimit dhe potencialisht zëvendësimit të kryeministrit Dejvid Kameron.

Por, kur Kameron dha dorëheqjen në korrik, mbështetësit e tjerë e tradhtuan Xhonsonin, kështu që ai u detyrua të vendoste për t’u bërë Sekretar i Jashtëm në qeverinë e re të Tereza Mejit.

Në rastin hollandez, euroskeptikët, duke synuar të krijojnë një çarje midis Holandës dhe BE-së, shfrytëzuan tragjedinë ajrore të avionit Malaysia Airlines Flight 17 në vitin 2014, që u nis nga Amsterdami dhe u rrëzua mbi Ukrainë nga ana e separatistëve prorusë, duke shkaktuar një plagë të thellë në psikikën e publikut holandez.

Referendumet britanike, hollandeze dhe kolumbiane kërkojnë që çështjet komplekse të thjeshtohen në mënyrë radikale, çka ndihmon në forcimin e liderëve populistë. Në Hollandë, votuesve iu kërkua të miratojnë ose refuzojnë një marrëveshje prej më shumë se 2.000 faqe, të cilën me siguri e ka lexuar jo më shumë se një pjesë të vogël zgjedhësish. Pavarësisht nga kjo, shumica e votuesve mbështetën retorikën e liderit populist Gert Uilders, që ofroi një vlerësim më pak se të sinqertë të kësaj çështje.

Ngjashëm, referendumi Brexit shtron një pyetje me kaq shumë degëzime, sa që asnjë zgjedhës ndoshta mund të mos i ketë marrë parasysh. Dhe në plebishitin kolumbian, votuesit do të duhej të kishin nevojë për një kuptim me të thellë të procesit të së vërtetës dhe të pajtimit dhe historinë e post-aparteidit në Afrikën e  Jugut, për të vlerësuar si duhet marrëveshjen e paqes.

Qeveria përfaqësuese u krijua për të menaxhuar këto lloj çështjesh komplekse. Ne votojmë për përfaqësuesit – ose individualisht, ose si pjesë e një partie politike me një platformë relativisht të parashikueshme – për të mbrojtur politikat publike që mbështesim. Por, sikurse e ka vënë në dukje Edmund Burke “përfaqësuesi juaj ju ka borxh, jo vetëm industrinë, por gjykimin e tij, dhe ai ju tradhton në vend se t’iu shërbejë, nëse e sakrifikon atë per mendimin tuaj”.

Fushatat populiste në referendumet e mëdha të këtij vit, kanë ndryshuar në aspekte të rëndësishme. Për shembull, kundërshtarët e marrëveshjes së paqes në Kolumbi evokuan normat universale të drejtësisë për krimet e luftës të kryera nga ushtria dhe FARC-u, dhe jo veçantësinë kombëtare, si në Britani të Madhe dhe Hollandë. Megjithatë, ata kanë qenë të gjithë të motivuar nga dëshira për të zhbërë qeveritë dhe institucionet që kundërshtojnë. Dhe për më tepër të gatshëm për të ndjekur traditën e diktatorëve, duke përdorur egërsinë, mashtrimet dhe premtimet fantastike.

Në botën reale, kompromiset kaotike janë një fakt i jetës demokratike; dhe gjëja e vetme kaotike në një paqe të negociuar është vetë lufta. Për sa kohë që kompromiset nuk dhunojnë të drejtat individuale, qytetarët në demokraci i pranojë ato si të nevojshme, për hir të funksionimit të qeverisjes. Kur ne e katandisim një marrëveshje paqeje në një traktat tregtar, ose anëtarësimin në BE në një fjali të vetme, debati i mirëfilltë demokratik i hap rrugën zhurmës politike të largimeve, pazareve dhe marrëveshjeve anësore.

Kjo është ndoshta një kohë veçanërisht e keq-këshillueshme për të mbajtur referendume, pasi gjendja e sëmurë e demokracisë ka përfshirë shumë vende që prej krizës financiare të vitit 2008. Në BE, politikanët e qeverive kombëtare duhet të pranojë një pjesë të përgjegjësisë duke mos e fajësuar “Brukselin” për çdo problem, apo të thonë të vërtetën mbi atë çka nënkupton realisht anëtarësimi në BE apo marrëveshja e asocimit me fqinjët.

Udhëheqësit kryesorë, ua përgatitën në një farë mase vetë terrenin demagogëve populiste, të cilët tani janë duke u mëshuar argumenteve të arsyeshme përmes deklaratave nacionaliste plot mllef. Qeverisja plebishitare ka shumë pak për të rekomanduar. Në dekadat e fundit qëkur Kalifornia futi “iniciativën e votimit” – e cila mund të propozohet nga çdo votues, dhe kërkon një shumicë të thjeshtë për t’u miratuar – shteti u bë praktikisht i paqeverisshëm.

Guvernatori aktual Xherri Braun i ka kaluar 8 vitet e fundit, duke pastruar rrëmujën fiskale që krijuan zgjedhësit e këtij shteti në vitin 1978, kur miratuan Propozimin 13, duke ulur taksat e pronës me 57 përqind. Dhe Evropa mund të bëhet së shpejti po aq jofunksionale sa edhe Kalifornia. Këtë muaj, kryeministri gjithnjë e më autokratik i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbajtur një referendum për të kundërshtuar politikën e përbashkët të BE-së mbi emigracionin. Në qoftë se edhe shumë vende të tjera të BE-së mbështeten në inisiativa të tilla, integrimi evropian mund të shkojë në kahun e kundërt. Kemi nevojë të dëgjojmë për politikanë që thërrasin referendume për të mësuar se ku mund të na çojë demokracia e drejtpërdrejtë.

www.bota.al / Botuar me autorizim për bota.al nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Direct Democracy Strikes Again

 



Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Krim i rëndë ndaj foshnjes, peticion për varjen e 32-vjeçarit

Krim i rëndë ndaj foshnjes, peticion për varjen e 32-vjeçarit

Video/ Hamilton i mërzitur nga konferenca për shtyp bën “lepurusha” në SnapChat

Video/ Hamilton i mërzitur nga konferenca për shtyp bën “lepurusha” në SnapChat

Policia kap BMW me 215 kg hashash, por trafikanti u ikën

Pas denoncimit të PD-së/ Dy vëllezërit Qefalia vihen në pranga për 59 kg kanabis
















TE FUNDIT

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com