Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmet nga tërmeti/ Zvicra dhuron 1,4 milionë euro për Shqipërinë

2019/12/23 at 5:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti në Shqipëri, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Shqipëria po përballet me vështirësitë e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Pas goditjes nga tërmeti 6.4 ballë, shumë organizata, individ dhe shumë shtete u  solidarizuan me banorët e prekur nga fatkeqësia, duke kontribuar me ushqime, strehim si dhe ndihma financiare.

Një nga shtetet i cili është solidarizuar me vendin tonë është dhe Zvicra. Mësohet se ky shtet ka akorduar për të prekurit nga tërmeti 1,4 milionë euro.

Në njoftimin e bërë nga ambasada zvicerane në Tiranë thuhet; “Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë Euro–ndërsa një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës”.

Tre linjat e para të veprimit përfshirë inspektimin nga inxhinierë të strukturave, strehimin, dhe një skemë pilot për mbështetje financiare.

“Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithë-përmbledhëse”, thotë Ambasadori zviceran Adrian Maître. “Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura”, deklaron Ambassador Maître.

Faza e re e mbështetjes fokusohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave në Durrës dhe përreth, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze strukturore nga tërmeti dhe të cilat nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe për stafin mjekësor. Rreth 45,000 banorë mbulohen nga këto 5 qendra, dhe të cilët aktualisht por marrin vetëm shërbime mjekësore minimale.

Ekipi i përgjigjes së shpejtë siguroi strehim dimëror për 1,100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e mbështetjes përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline. Megjithatë, kjo nuk është ndihma e vetme, pasi ambasada bën të ditur se do të ketë një tjetër mbështetje nga Zvicra pas konferencës së donatorëve në muajin janar./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Kush u rendit i pari? Miratohet lista përfundimtare me 5 kandidatë për ILD

Kush u rendit i pari? Miratohet lista përfundimtare me 5 kandidatë për ILD

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Cilat janë shenjat e horoskopit që mërziten shpejt nga një lidhje

Mbledhja e Qeverisë, Rama: 7 prioritetet, në janar kalojmë ligjin anti-KÇK

Mbledhja e Qeverisë, Rama: 7 prioritetet, në janar kalojmë ligjin anti-KÇK

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com