Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tronditëse me magnitudë 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Në këtë mbledhje përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët, në tryezën e Këshillit të Ministrave.
Kjo mbledhje drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur gjatë fjalës së tij tha do të ketë transarencë pë rtë gjitha findet e mbledhura për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i së martës.
“Të bashkuar për t’u ringritur. Ky komitet është garant i të gjitha palëve të mbledhur. Gjithçka që do dalë këtu thjesht do marrë vulën e qeverisë pa diskutime dhe pa dyshim. Edhe buxheti i shtetit, ajo pjesë që do të vendoset në funksion të programit, duhet të jetë i monitoruar nga transparenca. Po ashtu edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit, edhe pjesët e dhuruara nga miqtë e Shqipërisë, duhen shpërndarë me transparencë,”-tha Rama./ Opinion.al