Valbona Sako, kryetarja e Bashkisë Durrësit ka reaguar në lidhje me tërmetin që goditi ditën e sotme Shqipërinë.
Sako ka bërë dhe bilancin e dëmve të shkaktuara në qytetin e Durrësit, ku u shpreh se janë dëmtuar 59 banesa, 2 shkolla dhe 5 pallate.
Kryebashkiakja shprehet se 26 qytetë mbetën të lënduar dhe morën mjekimin e nevojshmë mjekësor.
“Kemi 59 banesa me dëmtime të plasaritura, shkolla të plasaritura kemi 2 dhe pallate të plasaritura kemi 5. Janë plasaritje që nuk kanë rrezik për jetën e njerëzve. Iu është ofruar ndihmë 26 qytetarëve në spital me dëmtime të lehta. Momentalisht 3 janë në spital, të tjerët janë larguar në shtëpi. Sapo ka ardhur edhe një tjetër i ri dhe po merr mjekim në urgjencë”, tha Sako./ E.Xh.