Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Demarkacioni regjistron një tjetër dështim në Kuvend

2018/02/23 at 12:27 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Demarkacioni regjistron një tjetër dështim në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, njohur gjerësisht si Demarkacioni. Seanca, është shtyrë për të mërkurën në ora 10:00.


Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje kërkon dy të tretat apo 80 vota të deputetëve, të cilat aktualisht nuk janë siguruar.

Në fillim të seancës, tashmë të ndërprerë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi deklarimin e grupeve parlamentare, duke ua bërë me dije deputetëve, se votimi mund të ndodhë vetëm në një rast dhe nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes, Kosova do ta humbë liberalizimin e vizave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se po të ishte një marrëveshje e mirë, Kuvendi do ta ratifikonte qysh në vitin 2015. Sipas tij, marrëveshja është e dëmshme, andaj ratifikimin e saj duhet ta bëjnë ato subjekte politike që e kanë nënshkruar atë.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja duhet të ratifikohet dhe se votimi i saj nuk duhet të ndodhë, para se të arrihet një konsensus i brendshëm politik.

LDK është shprehur për ratifikimin e Marrëveshjes. Por, ky subjekt politik nuk e mbështetë ratifikimin e demarkacionit, nëse pjesë e tij është edhe raporti i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ku konstatohet se Marrëveshja e njëjtë është e dëmshme për Kosovën.

Një reagim të ashpër ndaj qëndrimit të LDK-së kishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Marr ju qoftë”, u është drejtuar disa herë Haradinaj deputetëve të LDK-së.

Ndaj fjalimit të tij, reagoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke i thënë Haradinajt se për tri vjet e ka mbajt vendin të bllokuar me kauza të rrejshme.

Atmosfera jo e mirë për të vazhduar me seancën dhe pasiguria për ta hedhur në votim marreveshjen, e shtyri kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli që të shpallë pauzë.

Pas pauzës, u zhvillua një takim ndërmjet shefave të grupeve parlamentare dhe kryetarit Veseli. Aty, nuk mori pjesë vetem Vetevendosje, e cila e ka bërë të qartë se nuk e voton demarkacionin aktual.

Por, as pauza nuk solli ndonjë risi. Mungesa e konsensusit dhe votave, ndikoi që me shumicë votash, Kuvendi të shtyjë seancën deri në arritjen e një konsensusi.

Pas seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se partnerëve të koalicionit nuk iu pëlqen që të diskutojnë në Kuvend, por që të diskutojnë natën, ashtu siç kanë vepruar të enjten.

Ai tha se në rast se ka konsensus, ai do të duhej të ishte vetëm në interes të qytetarëve. Por siç ka thënë ai, siç duket mund të mos ketë fare konsensus.

Ndryshe, edhe të enjten, gjatë orëve të pasdites, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zhvilluar takim edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo në opozitë. Për lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje, në bisedime janë përfshi edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, për në fund nuk kishte dakordim të plotë.

Mospajtimet ndërlidhen me faktin se Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

LDK nuk e mbështetë ratifikimin bashkë me raportin e Komisionit shtetëror për kufirin, pasi që atë e konsideron si jo final dhe në kundërshtim me marrëveshjen me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se të gjithë deputetët e kësaj partie politike do ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes, por pa raportin e Komisionit shtetëror, pasi që ai është kundërthënës.

Hoti tha se 27 deputetët e LDK-së do të votojnë për ratifikim, por qeverisë i mbetet t’i sigurojë votat nga partitë në koalicion, pasi që problemi është te koalicioni qeverisës.

Në anën tjetër, AAK ka deklaruar se do ta ratifikojë demarkacionin vetëm nëse Projektligjit i bashkëngjitet edhe raporti i Komisionit shtetëror.

Sidoqoftë, edhe nëse arrihet një marrëveshje mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe LDK-së me pakicat jo serbe, Kuvendi nuk do të arrijë të sigurojë 80 votat e nevojshme, pasi që subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, sikurse edhe Lista Serbe.

Ndërkohë, përfaqësuesit ndërkombëtar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe ata të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje të panumërta deputetëve që ta ratifikojnë demarkacionin dhe t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. /REL

Etiketa: Demarkacionkosovekufiri me Malin e ZIparlamenti i kosovesshtyhet seanca


Ju sugjerojmë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
Para
Kylie Jenner mund të jetë arsyeja pse “Snapchat” humbi miliona dollarë

Kylie Jenner mund të jetë arsyeja pse “Snapchat” humbi miliona dollarë

Ndjekësi e shau k*rvë dhe më pas e komplimentoi, ja çfarë i bën Emina Cunmulaj

Ndjekësi e shau k*rvë dhe më pas e komplimentoi, ja çfarë i bën Emina Cunmulaj

Tharësja e flokëve i merr jetën nënës 22-vjeçare

Tharësja e flokëve i merr jetën nënës 22-vjeçare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com