Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Delegacioni i policisë shqiptare vizitë në zyrat e DEA-s në Uashington! Zbardhen çështjet e diskutuara

2024/01/22 at 4:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Delegacioni i policisë shqiptare vizitë në zyrat e DEA-s në Uashington! Zbardhen çështjet e diskutuara

Një delegacion nga Policia e Shtetit shqiptar bëri një vizitë në Uashington, në zyrat qendrore të DEA-s dhe të ICITAP-it, ku u takua me zv/drejtorin e DEA-s, George Papadopoulos, shefin e Operacioneve William Kimbell dhe shefin e Zyrës Rajonale John Livanis.

Drejtori i Kabinetit në DPPSH, Genc Merepeza, i përcolli zotit Papadopoulos, përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, duke i shprehur keqardhjen për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë takim. Shefi i Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, Drejtues Dorian Muça, bëri një prezantim të luftës së përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupeve kriminale që merren me këtë trafik.

Në përfundim, Papadopoulos u dakordësua me kërkesat e delegacionit shqiptar, për hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë, për shtyrjen e afatit të përfaqësueses së DEA-s në Tiranë, si dhe për aktivizimin e numrit jeshil, i cili u aktivizua një ditë pas këtij takimi. Lidhur me ndërmjetësimin e tri marrëveshjeve me Meksikën, Kolumbinë dhe Ekuadorin, Papadopoulos e mirëpriti dhe ngarkoi Livanis, që të bëjë ndërmjetësim për t’i dhënë jetë këtyre marrëveshjeve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mirëkuptimi dhe sinqeriteti dhe Papadopoulos iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm, për të vizituar Policinë e Shtetit.

Në takimin në zyrat qendrore të ICITAP-it, delegacioni u prit nga Drejtori Ducot. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi disavjeçar i PSH me ICITAP, në disa fusha në mbështetje të Policisë së Shtetit, ku u theksua se PSH dhe ICITAP janë partnerë të besueshëm dhe bashkëpunimi do të thellohet më tej. Ducot vlerësoi rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në drejtim të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të besimit mes palëve.

Në vazhdim u diskutua me grupin e FLETC, për trajnimet që ata ofrojnë dhe për ndihmesën në akreditimin e shkollës bazë të Policisë. Gjithashtu u mirëpritën trajnimet për hetuesit që do të dalin nga shkolla bazë.

“Eshtë mirë që Parullulla e Përgjithshme të bëjë dhe veprimet e para në vendngjarje”, – tha Arturo Venegas.

Në takimin me përfaqësuesit e EMPOWER, u diskutua puna e bërë dhe vazhdimësia në mbështetjen për shoqatën e grave në Polici, deri në krijimin përfundimtar të saj. U theksua mbështetja që DPPSH ka dhënë në takimet e mëparshme, për këtë shoqatë.

Lidhur me mbështetjen për IPSH dhe Policinë shqiptare, Britany Graham tha se do ta vazhdojnë mbështetjen për njohjen e drogave të reja, sepse janë të surprizuar nga serioziteti i bashkëpunimit dhe i luftës së përbashkët kundër drogave, sidomos atyre sintetike.

Gjatë ditëve të qëndrimit, delegacioni shqiptar takoi dhe përfaqësuesen e INL Ellen Alegranti, të cilës i bënë një përmbledhje të ecurisë së punës për Programin PRIMS dhe kërkesën për mbështetje për implementimin e ketij programi në PSH.

Alegranti tha: Jemi informuar për punën që po bëni, nga ambasada e SHBA-së në Tiranë. E vlerësojmë punën e bërë dhe bashkëpunimin tuaj me INL dhe ICITAP. Nga ana jonë shohim seriozitet dhe vendosmëri në zbatimin e këtij programi nga PSH. Bazuar në këto elemente, jam informuar se është parashikuar financimi dhe do të kalojë për miratim. Jemi dakord që në zbatimin e këtij projekti, që po hartohet nga INL, në Tiranë dhe PSH, të kemi një kompani që e ka zbatuar më parë në Kosovë, me qëllim që të mos humbim kohë në tenderime.

Në përfundim të vizitës, delegacioni u takua me një përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Policisë, të cilit iu përcollën përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm, për Shameti dhe për gjithë shoqatën.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
VIDEO/ Britania teston armën e re me lazer

VIDEO/ Britania teston armën e re me lazer

Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë

Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë

Diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael – Palestinë

Diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael - Palestinë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com