Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar aktin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Opozitës, njofton Klan Kosova.
Ai duke folur në konferencën e pestë vjetore të Gjyqësorit tha se Kuvendi është hapësirë për të biseduar e jo për të hedhur gaz dhe se këto akte të dhunës e dëmtojnë rëndë reputacionin e Kosovës
Delawie, duke folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë tha se njëra prej objektivave që ka si ambasador është ta ndihmojë Kosovën në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Diplomati amerikan pohoi se kjo duhet të jetë një sfidë e madhe për Kosovën dhe gjyqësorin e saj.
Ambasadori tha se do të investojnë vitin e ardhshëm në Kosovë rreth 12 milionë euro për ta mbështetur sistemin e drejtësisë.