Penalltia e fundit e Messit për Argjentinën mund të ketë qenë vërtetë katastrofale dhe zemër-thyese, por vetë topi me të cilin ai e humbi penalltinë do të shitet në ankand për një çmim të lartë, shkruan Goal.
Pedro Vasquez, i cili e priti topin në tribuna, po planifikon ta shesë atë në ankand për një çmim prej 27 mijë eurosh.
“E vërteta është se nëse topi bëhet edhe më i vlefshëm, mund të jetë e rrezikshme për mua që ta mbaj në shtëpi,” tha Vazquez.
“Mund ta shes, por varet nga rrethanat,” shtoi ai.
“Është ndjesi e mirë ta kesh këtë top, ama nëse çmimi i tij vazhdon të rritet, atëherë do ta shes,” përfundoi ai