Reshjet e shumta të rëna gjatë ditës së sotme shkaktuan një numër të madh aksidentesh.
Gjatë orëve të natës, raportohet se një autoambulancë rrezikon të mbytet në lumin Kardhiq në Gjirokastër.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Zhulat, ku ambulanca kishte shkuar të merrte një të sëmurë.
Në kthim ajo është bllokua nga ujërat e rrëmbyeshëm, për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë dje dhe sot, duke sjellë edhe fryrjen e lumit.
Siç bëhet e ditur nga qyteti jugor në ambulancë mësohet se janë 4 persona, mjeku, infermieri, shoferi dhe një i sëmurë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe ato të shpëtimit, që po përpiqen për të shpëtuar personat që ndodhen në makinë dhe nxjerrjen e saj nga lumi.