Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Del dokumenti/ Dëmtohen provat e grupit ‘Bajri’

2019/01/11 at 7:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Del dokumenti/ Dëmtohen provat e grupit ‘Bajri’

Në një dokument të Prokurorisë për Krime të Rënda të siguruar nga ‘News 24’ pranohet zyrtarisht se ka patur tentativa nga persona të ndryshëm për të dëmtuar provat kundër grupit kriminal “Bajri”, i cili u godit pak muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit. “Është përfunduar këqyrja e CD të vëzhgimeve të kryera gjatë fazës hetimore për subjektet dhe lidhjet e tyre me persona të tjerë jashtë procedimit, që në një mënyrë apo tjetër janë përpjekur të prishin, dëmtojnë apo ndërhyjnë në provat e marra gjatë hetimit të çështjes”, thuhet në dokumentin e institucionit të akuzës.

Burimet e prokurorisë janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje, mbi identitetin e personave që tentuan të ndihmonin pjesëtarët e grupit ‘Bajri’ për t’i shpëtuar drejtësisë. Por mësohet se po verifikohet roli i disa personave, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë dhe lidhjet e mundshme me grupin kriminal. Që grupi Bajri kishte lidhje të forta në politikë e polici u pranua publikisht nga ministri i Brendshëm i kohës, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë pas arrestimit të të dyshuarve, Xhafaj deklaroi në emisionin “Real Story “grupi ‘Bajri’ ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici”. Ai e cilësoi grupin si ndër më të rrezikshmin ne vend dhe ndër më të fortët në veri.

“Është një grup i mirëstrukturuar kriminal me lidhje të forta familjare e krahinore. Një karakteristikë e grupit është se përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave”, theksoi Xhafaj në shtator të vitit të kaluar. Sipas Xhafajt, Bajrët e ushtronin aktivitetin kriminal jo vetëm në Shkodër, por edhe qytete të tjera, e madje edhe jashtë vendit në Holandë dhe Belgjike.

Grupi Bajri u godit pas më shumë se 6 muajsh hetime. Por duket se kjo kohë nuk ka qenë e mjaftueshme që institucioni i akuzës të hidhte dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal. Prokuroria për Krime të Rënda vendosi të zgjasë afatin e hetimeve, me qëllim kryerjen e disa veprimeve që konsiderohen të domosdoshme, për çështjen penale. Në duart e prokurorëve është edhe telefoni i një personi të dëmtuar nga grupi Bajri, në të cilin janë gjetur të dhëna të forta me rëndësi për hetimin. E ndërsa akuza në vend po grumbullon informacion kundër të dyshuarve, drejtësia holandeze pritet të vendosë më 17 janar për fatin e Behar Bajrit, nëse do ta ekstradojë pse jo drejt vendit tonë.

Etiketa: Dëmtohen provatgrupi bajri

Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

9 Janar, 2026 3:43 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Para
Vrasja e studentes greke, ndaj të riut shqiptar rëndojnë akuza të tjera

Vrasja e studentes greke, ndaj të riut shqiptar rëndojnë akuza të tjera

Zyrtarizohet emri/ Republika e Maqedonisë së Veriut

Zyrtarizohet emri/ Republika e Maqedonisë së Veriut

BBC nxjerr të dhëna tronditëse për ngacmimet seksuale të femrave në punë

A është flirti tradhti kur je në një lidhje? Flasin ekspertët

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com