Kreu i grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi nuk rezulton person nën hetim, i ndaluar apo i dënuar nga gjykatat brenda e jashtë vendit, duke dalë kështu i pastër nga formulari i vetëdeklarimit.
Por në vetëdeklarimin e tij, në pjesën e pyetjet nëse ka jetuar jashtë vendit për më shumë se një muaj, Ruçi ka specifikuar se ka qenë në Greqi, si emigrant për një vit.