TIRANE- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha sot para nisjes së seancës se LSI mendon se ka nevojë për një konsensus të ru dhe jo kthim mbrapa për zbatimin e dekriminalizimit. “Vlerësoj se kjo bindje do të na coi natyrshëm drejt një konsensusi të lirë pasi konfliktualiteti jashtë limiteve është i panevojshëm. Ajo që na mbetet është më pak nga ajo që kemi arritur deri tani prandaj besoj se dita parlamentare do të shërbejë drejt një konsensusi të ri dhe kjo s’është e pamundur”, tha ai.
Bëhet fjalë për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Dje pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve që zgjati për gati 4 orë socialisti Taulant Balla tha se propozimet e Partisë Demokratike tejkalojnë ligjin.
I pyetur për këtë çështje, Vasili, tha se “LSI nuk negocion sepse është pjesë e një procesi konsensual por besoj se ajo frymë që udhëhoqi gjithë për arritjen e marrëveshjes për dekorim është eksizstete pavarësisht acarimeve politike.Unë se di kur por njoh vullnetin e konsensusit”.
Ajo ku ndahen mazhoranca me opozitën është formulari i vetëdeklarimit. PD kërkon që ccdo zyrtarë të plotësojë këtë formular, ndërsa PS, jo.